Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, mbrëmjen e së mërkurës është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, për aferën e CEZ. Sipas burimeve, behet me dije se ish-ministri demokrat mbërriti ne organin e akuzes rreth orës 18.30, dhe ka qendruar para grupit të hetimit per afro nje ore.
I kontaktuar nga “News 24”, lidhur me këtë çështje Genci Ruli shpjegoi:
“Ishte një sqarim i bazuar në prova reale e të dokumentuara që unë i dhashë Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton përsëri çështjen CEZ, për çka lidhet me të ashtuquajtura prova të reja, të paraqitura nga
Komisioni Hetimor Parlamentar “Balla”. Shpresoj që dëshmia ime ta ketë ndihmuar hetimin e prokurorisë për të dalluar të vërtetën e dokumentuar nga akuzat qesharake që prodhon kuzhina politike
shqiptare”.
Dosja CEZ u pushua nga prokuroria e Tiranës pas afro 2 vitesh hetim. Pak javë më parë, gjykata vendosi ta shfuqizojë vendimin e organit të akuzës dhe ta kthejë sërish çështjen për hetim. Pas marrjes së dëshmisë së Shkëlzen Berishës, djalit të ishkryeministrit Berisha, prokurorët kerkuan për sqarime edhe ishministrin Ruli, emri i të cilit u përmend nga dëshmitari Romeo Kara.