• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gërdeci dhe “zbulimi” i ri për Shkëlzenin

December 23, 2025
in Blog

Nga Ylli Pata

Ka një situatë më shumë se kafkiane kur thotë Erion Veliaj, në epokën e sotme të hetimeve të nivelit të lartë në SPAK dhe atë të gjykimeve në GJKKO.

Publiku shikon vetëm pasarelën e vipave në rrugën e famshme pranë “Stacionit të Trenit”, si dhe frenezinë e materialeve “me burime” për hetime, ku nuk merret vesh në realitet linja kronologjike, apo edhe sensi i logjikës së gjërave.

Ku siç tha avokati Maks Haxhia, klienti i tij nuk kishte marrë tendera nga AKSH, por që ne na u referua ndryshe.

Megjithatë, kjo i takon hetimit, e mjegulla do të mbizotërojë mbi qartësinë, edhe si taktikë për të trembur personat nën hetim. E kjo nuk është as e re as e papërdorur në homologimet hetimore në përvojën europiane.

Plus që po jetojmë në një epokë ku më shumë sesa faktet vlen zhurma, siç po e shikojmë në dosjet Epstein, ku si në Shqipërinë tonë, edhe atje duken të implikuar të dy palët e politikës. Megjithëse deri tani më shumë se implikim kemi mjegull pishinash, jacuzzi e gjëra të tjera bizzarre, a thua se kemi zbuluar Atlantidën dhe trimëritë e Herkulit në qytetin imagjinar.

E meqë ra fjala te Atlantida dhe zbulimet e vjetra, një lajm rrodhi sot nga reporterët që ndjekin procesin e Gërdecit, se SPAK ka zbuluar një shkresë të vjetër ku dilte emri i Shkëlzen Berishës.

Është interesante fakti se e gjitha kjo na u servir, sikur kemi të bëjmë me një zbulim arkeologjik të një qytetërimi që ka jetuar mbi 4 mijë vjet më parë.

Kur vetëm në gazetën TemA, ky dokument është publikuar vazhdimisht dhe ndërkohë ka qenë pjesë e hetimit të parë mbi Gërdecin, por asnjëherë nuk është marrë në pyetje personi të cilit i dedikohet shikimi.

E absurdi i gjithë këtij teatri kafkian është se askush nuk di gjë se çfarë ndodh brenda në procesin e Gërdecit, si dhe askush nuk di përse gjyqi nuk zhvillohet i hapur për mediat.

Dhe tjetra, përse SPAK nuk e shpërndau në media këtë dokument siç ndodh me dhjetëra mijëra faqet e përgjimeve të tjera?

Mbyllja e sallave të gjyqeve për publikun ka sjellë në realitet një mosdije të plotë, pasi edhe reporterët pa kamera nuk marrin dot pjesë dhe gjithçka thonë, i marrin nga palët.

Dhe ironia më e madhe e deri sotme e gjyqit të Gërdecit është se gjithçka çfarë ndodh atje merret vesh nga deklaratat e deputetit Fatmir Mediu, i cili është i pandehur në proces.

Next Post

Çfarë paftyrësie! Pse del krahë "krye kleptokratit" me damkë amerikane dhe shqiptare zoti Duka? Unë dal kundër kleptokracisë dhe jo në krah të Berishës

Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, "topmodelat" e bashkive tallin b**hën me popullin

‘Kasapët’ Saida Dollani e Dhimitër Lara ndryshojnë pozicionin nga lart-poshtë në poshtë-lart

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved