Më 13 korrik 1990, në kinema nisi të shfaqej një film me një buxhet të vogël, por që do të shndërrohej në një sukses global, dhe do t’i bënte protagonistët e tij aktorët më të kërkuar të viteve 1990: “Ghost” (Fantazma), fitoi 2 çmime Oskar, arkëtoi 506 milionë dollarë fitime në mbarë botën, dhe shkaktoi përlotjen e shumë spektatorëve që e panë.
Lë të ngrejë dorën ai që nuk ka qarë kur ka parë për herën e parë “Ghost”, një histori dashurie shumë prekëse midis Molit (Demi Mur) dhe Semit (Patrik Sueiz), që u bë një fantazmë pasi u vra gjatë një tentative grabitjeje?
“Ghost” është një film i realizuar në vitin 1990 me regjinë e Xherri Zaker, dhe me protagonistë aktorët Patrik Sueiz, Demi Mur dhe Upi Goldberg.
Ai korri një sukses të papritur, duke fituar edhe 2 çmime Oskar. Njërin për skenarin më të mirë origjinal, dhe tjetrin për aktoren më të mirë dytësore, Upi Goldberg.