Për nënkryetarin e Partisë së Lirisë, Agim Nesho qytetarët shqiptarë kërkojnë një lider të dedikuar dhe me karakter të fortë e me vizion.
Në një intervistë për Ora News, Nesho tha se Meta dhe Berisha kanë një karakter të fortë, janë të pandryshuar dhe janë lidera të tranzicionit.
Ai shtoi se shumë afera i kanë kaluar vijat e kuqe, sidomos ajo e incineratorëve që është një aferë e madhe ku është shpërdoruar dhe vjedhur para publike
“Qytetarët shqiptarë kërkojnë një lider të dedikuar dhe me karakter të fortë e me vizion. Kur shqiptarët janë të pashpresë do t’ju kthehet liderave të tranzicionit që janë sprovuar në krye të vendi dhe në opozitë.
Kanë një karakter të pandryshuar dhe populli kërkon që të drejtojnë një lëvizje opozitare që t’i numërohen votat dhe të njihet vullneti i popullit. Këta janë liderat që ekzistojnë sot në Shqipëri. Vetë klima politike e ka vështirësuar shumë lindjen e liderave të rinj sepse duhet të sprovohen. Për opozitën këto alternativa janë figurat e duhurat.
Sa për denoncimin e aferave të korrupsioni të në vend të kësaj qeveri, që është një çështje shumë e rëndësishme për të gjithë, sepse ka mosllogaridhënie dhe një prepotencë nga ana e qeverisë.
Këto afera që në shumë raste i kanë kaluar vijat e kuqe, sidomos ajo e incineratorëve që është një aferë e madhe ku është shpërdoruar dhe vjedhur para publike në mënyrë të pastër. Këto afera duhen marrë dhe duhen çuar deri në fund nga opozita. Partia e Lirisë do të sjellë një angazhim të gjerë të spektrit politik dhe kthimin e demokracisë direkte te populli”, tha ai.
Paria e Lirisë ka shpallur atë që quan si frontin kundër korrupsionit dhe shpëtimin e vendit nga regjimi i Ramës.