Nga Akil Ylli
Gjekmarkaj, pak mbas se Dymbedhjetes Trimeri, asaj ku i doli para Lulashit, dhe e mbuloj me trup, per ta mbrojtur nga shigjetat qe ju hodhen atij, pas marrveshtjes per tu ulur ne tryeze me mazhorancen, na u çfaq me nje oferte te re. Qe pas kesaj dite e tutje, si Sanço Panço modern, mund te ushtronte dhe profesionin e nderuar, te superspiunit, ose me sakt, spiunit te spiuneve te CIA-as dhe çdo pushtetari e shtetasi amerikan, qe guxon e mendon ndryshe, nga Don kishti i tij.
Per ta bere realitet deshiren, ju pervesh menjehere punes. Sapo e nxorri shendosh e mire Rozinantin, me gjithe kalorsin ne bregun tjeter, i leshoj freret dhe nisi te mpreh mire e mire lapsin, me synim qe ti qendiste nje leter-informacion paraprak, Dulqinjes se SHBA-s. Aty do pasqyronte, me aq sa i lejonte profesioni, tere veprimtarine antiamerikane, qe kishin ndjekur paraardhesit e saj per tre dekada, me perjashtim te njerit.
Ne letren e tij, per shkak te sekretit qe i imponote profesioni, pamundesine te rreshtonte nje nga nje, te gjitha veprimtarine antiamerikane, qe kishen bere pasardhesit e saj me radhe, ishte i shtenguar te kufizohej, vetem duke sjelle si shembull, aktivitetin e patriotit te amerikano-aziatik, mister Lu.
Historite me parardhesit e saj, si kokrrat e tradhtareve te Amerikes, qe at’here, kur hershem ju kundervune Pd-se, e s’ju ndane deri ne ditet si Shqupit, do ti raportonte ne rastin me te pare, qe nga momenti, kur do te zyrtarizohej, si spiun i veçante. Qe nga ai çast, ajo do mesonte tradhetite e tmerrshme, qe administrata e SHBA-s i ka kthyer ne praktika te zakonshme pune, duke filluar qe nga Shtepia e Bardhe, selia e presidenteve, te cilet i emerojne ambasadoret, e me radhe ne Departamentin e Shtetit, Senat, CIA, FBI. dhe çdo pushtetari e kongresmeni amerikan, qe kontribon si antiamerikan.
Sidomos zelli i tyre u çfaq hapur, me sjelljet e zotin Lu, kur nderhynte keqas fare, per te mbajtur gjalle regjimin kriminal te Rilindjes, duke u perballur vazhdimisht, vetem me aksionet heroike te Don kishotij e tij te dashur: Lulashit te Elbasanit!
Ne leter Zheku, vinte ne dukje, qe ambasadori Lu, “nuk tha asnjë fjalë për ta dënuar projektin më të madh politik të “Rilindjes” kanabizimin e vendit, por ai heshti me stoicizëm”. Pastaj aty theksonte perseri, qe ai, Lu-ja, “Në shumicën e rasteve, për çdo gjë që shkonte keq, ai ndëshkonte opozitën me deklarata e qëndrime. Jo pak vetave u është mbushur mendja që Edi Rama, për çdo gjë që bën e që ndodh këtu, ka bekimin e vendit të madh mik”. Puuu, çfare qen antiamerikanit ky Lu-ja!
Per nder Xheku, duket ne kry, se ja pret mendja fort! I ka hije spijunlleku! Kushdo qe i shef holle gjanat, e ka te lehte te konstatoje, qe amerikanet jane syleshe komplet. E kane mbushur Departamentin e Shtetit, full me armiq. Jo me kot, trathtarit me damke Lu, edhe pse i skadoj mandati si ambasador, bene ç’mos dhe ja shtyne, se ja shtyn dhe disa vjet. Bile, ja paten shtyre dhe disa antiamerikaneve te tjere, po aq te thekur sa ai. Qyqja, qyqjaa, qelbe Departamenti, me armiq te Amerikes!
Po ashtu ne leter, gjen dhe denoncimin qe i ben FBI-s. Ajo s’ka si te jete ndryshe, perveçse nje çerdhe e zgjebosur armiqsh poliagjente. Ne bashkpunim me agjente te tjere antiamerikan te BE-s, duke çfrytezuar gjoja Reformen e Drejtesise, e kane mbushur ate dingas, siç shprehet tekstualisht Xheku: Për fat të keq, persona që kanë shërbyer në organet e dhunës gjatë regjimit kriminal të Enver Hoxhës, u shfaqën si shefat e drejtësisë së re. Po kaq ka indicie të mjaftueshme se kudo qeveria po fut njerëzit e saj me lidhje farefisnie direkte e nuanca të forta ideologjike të majta në krye të organizmave që po krijohen.
Vallahi si spiun, si bjen fjale n’toke, por si prof letersiet, me grade shkencore “Doktor”, m’duket se i fije tapallon ne zanat. Ky s’din ku vihet shenjat e pikesimit! Ta lexosh fjaline e tij te fundit, ashtu si e ka shkruar ai, duhet te keshe mushkerite e nje tenori, ndryshe te merret fryma e rrezikon te te bjere nje damblla.
Xheku s’ka dashur t’ju futet hollesive, se e kishte nxjerre administraten amerikane, te gjithen lakuriq. Perfyteroni, sikur te nxirrte ne shesh, milionat e dollareve, qe ju jane çvatur taksapaguesve amerikane, dhe per çfare: Vetem te shpartallonin drejtesine e pashoq, ngritur me aq mund nga Shqupi, dhe ne vend te saj te instalonin institucione te reja, deng me komuniste te regjur. Sa tradhtaret i paska pase mrend, kjo Amerika mor aman! Ku, kuu, ça i paska gjet!
Mirse doktor Xheku, po i del borxhit Amerikes, duke i afruar bujarisht sherbimet e tij, por a thua valle ti kete marre parasysh dhe pasajat? Si kane vajtur punet, kush ka garanci, se ambasadoria Kim, nuk eshte nje spiune e felliqur antiamerikane? Sidomos kur veren, jo vetem nga emri, por dhe ngjashmerine e tipare, qe ajo ka me Lu-ne e Arvizu-n. Vaj hallit, po qe se edhe ajo, eshte si ata! Gjej vrime ku te futesh, Xheeek!
Sidoqofte, s’ma merr mendja, se Xheku ja ka fute kot. Tane ajo rrasht, me perfundu si pula pa kry, eshte e veshtire te mendohet. Zor se ban vaki!
Megjithate, duke pase parasysh, qe ai si skudier i Lulashit, i ka dhene besen e burrit, qe do ta shpertfetyroje dinjitetin, deri sa mos ti gjendet gjekundi, as nami e nishni. Diten te cilen ai enderron, s’ka bajlos qe ta ndale. Besoj ju kujtohet te gjitheve at’here, kur na mallengjej me ato fjalite e tij, tip elegjie, ku shprehte gjithe deshperimin e thelle, me format gjamet, me fraza qe i kishim harruar, qysh nga koha e Enverit: ( ju keshilloj, para se ti lexoni, te merrni fryme thelle)
Te gjithe tahmaqet e kritikes veshur me mantel liberali, modernisti, aksindentali, nje dite ne rrethana te tjera do mbajne rradhe per ti Shfaqur mirenjohjen duke i thene; ah shpetuam qe erdhe ti… nje Zot e di ç’kemi hequr! Nates se varrit do t’ia tregojme!