Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku pronari i një hoteli është gjetur pa shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘8 Shkurti’ në Fier, ku 55-vjeçari me inicialet H.O. është gjetur i pajetë në dhomë.
Paraprakisht thuhet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhunë.
“Sot rreth orës 13:00, në një hotel në lagjen ‘8 Shkurti’ Fier, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi H. O., 55 vjeç, pronari i hotelit.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e Policisë.