Mbrëmjen e kaluar gjatë protestës që u arganizua për 25-vjeçarin, Klodian Rashën u shoqërua me p.ërplasje fizike, ku mbetën të p.lagosur 16 efektiv policor dhe disa protestues.
Nga burimet zyrtare njëri nga efektivët vetëm 36-vjeç është në gjendje të rëndë.
Polici me inicialet F.A., 36 vjeç, që dëmtoi rëndë njërin sy i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, e cila nuk duket të jetë e vetmja.
Të njejtat burime, referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, pohojnë se 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë.
Polici u p.lagos mbrëmë gjastë përplasjes me protestuesit te kryeministria. Në total ishin 16 efektivë policie të lënduar.