Arben Ahmetaj do të jetë “kurbani” i radhës në kampin socialist. Ashtu si shumë të tjerë para tij, regjia është kujdesur që mos të shpëtojë asnjë detaj dhe mesazhet të jenë të qarta për të gjithë. Por skandali është se për shumë të tjerë drejtësia nuk ka qenë kaq e devotshme.
Kjo gjë është komentuar edhe nga Editori i “Pamfletit”, Gjergj Zefi. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai kujton rastin e Mediut, i cili po gjykohet i lirë për 26 të vrarët në Gërdec. Berisha e Meta po ashtu u i kanë dosjet e shumta dhe nuk ka asnjë urdhër arresti.
Sipas Gjergj Zefit, Kryeministri është kthyer në një dispeçer të trafikut të influencave të mafies. Ai shkruan se rasti i Rrajave, emërimi i Taulant Ballës ministër i Brendshëm dhe në fund urdhri për arrestimin e Ahmetajt nuk janë gjë tjetër veçse një tregues se Babloku po i bindet mafies.
Postimi i plotë i Gjergj Zefit
Fatmir Mediu po hetohet në gjendje të lirë për vrasjen e 26 personave, plagosjen e 300 të tjerëve si dhe për shkatërrimin e pronës në vlera të pallogaritshme; ndërsa kërkohet me urgjencë arrestimi i Arben Ahmetajt për korrupsion pasiv…
E njëjta gjë po ndodh me Ilir Metën dhe të shoqen, me Berishën dhe të bijtë…
Asnjëri nuk flet në kampin socialist…
“Larg b*thes sime!”, thonë të gjithë kur i pyet…
Kush e ka radhën…?
Këtë e artikulojnë të gjithë. Është e qartë se të gjithë i janë nënshtruar zemërimit të Zeusit…
Të gjithë përpiqen të bindin veten se “nuk e ka me mua”.
Të gjithë janë kthyer në viktima të egocentrizmit, skizofrenisë, narcizmit dhe urrejtjes patalogjike të një njeriu të vetëm, i cili është kthyer në një dispeçer të trafikut të influencave të mafies.
Bledar Çuçin e vuri dhe e hoqi mafia, ngjarja e neveritshme e Rrajave u filmua me regji; Safeti dhe Vangjush Dako janë viktimat e përplasjes së grupeve mafioze në Durrës dhe në Kukës. Po ashtu edhe Ard Çela.
Ngutja për arrestimin e Arben Ahmetajt u bë për llogari të kapobandës së inceneratorëve Mirel Mertiri; edhe emërimi i Taulant Ballës u bë për të balancuar influencën gjithmonë e në rritje të mantenutës së kriminelëve Belinda Balluku…
Fundi daltë hajër, po ky vend po bëhet i pajetueshëm…