Gjerman qorri i tabloidit “Bild”, Peter Tiede, ka postuar një link të portalit që financohet nga Shkëlzen Berisha dhe ka shprehur shqetësimin, se drejtuesit e opozitës po arrestohen nga socialistët. Por ky mercenar që flet në emër të gazetarisë duhet të na thotë se çfarë do të ndodhte në Gjermani nëse njerëz që kanë marrë peng një pjesë të opozitës organizonin turma vandalësh që djegin dhunojnë shkatërrojnë në emër të së ardhmes së tyre politike, duke përdorur turma punonjësish të njësive administrative që ato drejtojnë.
Ja çfarë shkruan mercenari i SHQUP:
“Shqipëria tani nën sundimin e ligjeve të Putinin dhe Erdoganit: arrestimi i udhëheqësve të opozitës u urdhërua nga socialistët.
Ajo vjen pas trazirave dhe sulmeve në të gjithë mediat. Të plagosur në të dy anët. Jo mirë”, shkruan Tiede, që është bërë i njohur në Shqipëri për publikimin e përgjimeve që iu ofruan nga PD, në lidhje me shit-blerjen e votave.
Tiede i ka prej disa kohësh përgjimet, por i publikon me distancë të shkëputur kohore dhe zakonisht para protestave të opozitës, për të frymëzuar sa më shumë turmën.