Leo Messi është një lojtar i Inter Miami, klubit amerikan në pronësi të David Beckham. Bashkëshortja e këtij të fundit, ish-këngëtarja, tashmë stiliste, Victoria, ka vendosur ta mirëpresë kampionin argjentinas në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Posh Spice” ka postuar një video të Messit në llogarinë e saj në Instagram dhe ka shkruar: “Nuk kam fjalë të mjaftueshme për të shprehur sa krenar jam për David Beckham. Të kam parë të punosh shumë për ta realizuar këtë moment dhe më në fund jemi këtu. Puthje për Leo dhe Antonela!”
Postimi i Victoria Beckham nuk vonoi shumë dhe mori reagimin e Antonella Rocuzzo, që duket se e vlerësoi shumë gjestin e gruas së presidentit të Inter Miami. Në vend të fjalëve, tri zemra të kuqe për “Posh Spice”. Në rrjetet sociale tashmë ndiqen dhe gjasat janë që të dyja të bëhen mikesha të mira.
Messi u përshëndet nga mijëra tifozë të skuadrës së tij të re në qytetin e Floridës. Në skenë, futbollisti ka treguar për të pranishmit fanellën e tij të re me numër 10, pranë bashkëshortes së tij, e cila kishte veshur një fustan rozë, ngjyrën e Inter Miami.