Që Ilir Metës i është vënë “viza” nga SHBA, kjo tashmë nuk është më as surprizë dhe as sekret.
Kjo, jo vetëm për shkak të çmëndjes publike të tij gjatë fushatës, kur sulmoi ambasadoren amerikane dhe SHBA, por për gjithë betejën e tij disa vjeçare kundër reformës në drejtësi, që siç dihet, është investimi më i madh amerikan në vendin tonë.
Konfirmimi i “djegies” së Ilir Metës nga SHBA, erdhi të mërkurën, gjatë vizitës së zyrtarit të lartë të DASH në Tiranë, Philip Reeker.
Ky i fundit, si për të poshtëruar Metën, përveç Ramës e Bashës, ka vendosur të takojë edhe Edith Harxhin e të ashtuquajturin princ Leka.
Pavarësisht se Ambasada deklaroi që axhenda e Rreker ishte mjaft e ngjeshur dhe s’kishte kohë të takonte Ilir Metën, ai në fakt ka gjetur kohë të takojë Harxhin e Lekën.
“Dje pata një takim shumë të mirë me mikun tim asistent sekretarin e Shtetit të SHBA-ve ambasadorin Philip Reeker, me të cilin diskutuam zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë.
Me ambasadorin Reeker si një nga njohësit më të mirë të Ballkanit që prej Rambujesë dhe deri më sot, biseduam për përkushtimin e SHBA-ve në Shqipëri për shtet të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, nevojën për demokraci funksionale dhe investimet amerikane në vend”, shkruan Harxhi, e cila ka postuar edhe një foto nga takimi.
(TemA)