Kryeministri Edi Rama njoftoi se Rruga e Arbrit nuk do të jetë me pagesë, për aq kohë sa ai do të jetë kryeministër.
Ai theksoi se kjo rrugë është financuar me fonde shqiptare dhe jo nga taksat, dhe paralajmëroi se në të ardhmen, siç ndodh në shumë vende të botës, të gjitha rrugët mund të bëhen me pagesë, por jo Rruga e Arbrit.
“Ajo rruga e Arbrit atje, që do hapet tuneli i Murrizit më në fund o zot, ishalla nuk kemi ndonjë surprizë tjetër me atë tunel se aty është mbledhur i gjithë syri i keq. Më 14 mars është plani për tu hapur, është rrugë shqiptare me para shqiptare dhe jo të taksave.
Ajo është PPP-ja. Dikush pyeste sa do ta paguajmë atë rrugë? Nuk do ketë ajo rrugë pagesë, sa të jem unë këtu. Rruga e arbrit nuk do ketë pagesë.
Që do vijë dita që të gjitha rrugët do bëhen me pagesë sic i ka gjithë bota, kjo nuk diskutohet, por jo rruga e Arbrit sa të jem unë, por është PPP.
Ato PPP që BE i bën çdo ditë dhe që këtu janë mallkuar, ato PPP bën që në spitale megjithëse dërdëlliste çdo ditë, kanë rënë pikiatë infeksionet dhe sot robit operohet me materialet më të mira. Njësoj si në Evropë”, tha Rama.