Gazetari Anri Bala, e cilëson autorizimin e SPAK për të përgjuar dy antërët e Gjykatës Kushtetuese, një Wotergate 2‘; që sipas tij ka tejkaluar kompetencat e Kushtetueses.
I ftuar në emisionin Çim Peka Live, gazetari Bala tha se përgjimi i SPAK, është armë në duart e këtyre të fundit për të shantazhuar dhe intimiduar.
Është e trishtë, sipas gayetarit Bala, që SPAK ndërmerr veprime të tilla, ndërsa tha se edhe ILD është përgjuar.
Është përgjuar edhe ILD, kjo është e trishtë. Ky është Wotergate 2, SPAK duke marrë kompetenca me veprimet e tyre, kanë kaluar përtej Kushtetueses. S‘është e drejtë kjo ndaj GJK.
Bëhet fjalë për vendime kolegjiale. Kjo e SPAK, është vendim për intimidim. Ky lloj përgjimi është armë për ta shantazhuar GJK. Pale pastaj se si janë sulmuar anëtarët, ky është skandaloz.