Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit këtë të martë në seancën gjyqësore lidhur me procesin e njohur si “Sterilizimi”.
Beqaj deklaroi para gjykatës se nuk i është komunikuar ende akuza e re, as me shkrim e as gojarisht. Ai sugjeroi se qëllimi i prokurorëve duket të jetë dëmtimi i tij, pavarësisht nga përmbajtja e akuzës.
“Mua ende nuk më është komunikuar akuza e re, as me shkrim, as me gojë. Nëse doni, mund të hapim audion e seancës. Mesa duket, qëllimi i prokurorëve është të dënohet Ilir Beqaj, nuk ka rëndësi për ta cila është akuza.”-tha Beqaj.
Gjatë seancës, ish-ministri lexoi nene të Kushtetutës, të Konventës dhe të Kodit të Procedurës Penale, të cilat sipas tij nuk janë respektuar në procesin gjyqësor.
Avokatët e Beqajt theksuan se SPAK ende nuk ka bërë saktësimin e veprës penale, pas sugjerimit të gjyqtares së seancës paraprake.
Avokatët e Beqajt u shprehen se gjatë kësaj séance mësuan se akuza ndaj të mbrojturit prej tyre është ngritur nga gjykata dhe jo prej organit kompetent, SPAK-ut. “Është antikushtetuese pasi akuzën e ngre prokurori. Sot jemi me një akuzë të gjyqtares paraprake Flojera Davidhi e cila liroi Berishën dhe kërkon të gropos Beqajn duke marrë kompetencat e prokurorit,nje skandal i paparë edhe në kohën e diktaturës. Sot nuk kemi korrigjim, por kemi një akuzë të re. Por, ne nuk dimë elementët se përse jemi para bashkëpunimit të posaçëm dhe grupit të strukturuar kriminal, që të mundemi të bëjmë një mbrojtje efektive”, deklaroi një prej avokatëve.
Pasi u njoh me këto pretendime, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj dhe anëtarë Irena Gjoka e Erjon Çela, u tërhoq për të marrë vendim. Pasi u kthyen, gjyqtarja Palloj vërejti se qartësimi i akuzës është një element I rëndësishëm për garantimin e një procesi të rregullt ligjor. Trupi gjykues i la detyrë prokurorëve që të përgatisin me shkrim argumentet ku mbështesin akuzat e reja, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, në formën e bashkëpunimit të posaçëm dhe “grup të strukturar kriminal” që i’u a kërkoj t’i shtonin gjyqtarja monstër Davidhi.






