• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

GJKKO refuzoi kërkesën për ndryshim mase, Beqaj: Nuk habitem, me sa duket zjarri duhet mbajtur ndezur me kërcuj e trungje (FJALA E PLOTË)

April 7, 2026
in Aktualitet, Debat, Dosja X

Gjykata e Posaçme rrëzoi sot kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për ndryshimin e masës. Më herët, Beqaj kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, duke ofruar një garanci pasurore deri në 2 milionë lekë.

Në seancën e sotme, Beqaj mbajti edhe një fjalë, në të cilën ai theksoi se vendimi për rrëzimin e kërkesës për ndryshimin e masës as nuk e befason dhe as habit sepse “mesa duket, një politikan ish-ministër duhet të rrijë me patjetër në burg”.

Sipas tij, që pas 10 shkurtit 2025, që përkon me arrestimin e kryebashkiakut Veliaj, asnjë zyrtari apo ish zyrtari të lartë nuk i është privuar liria, prandaj dhe ndryshimi i masës së sigurimit ndaj tij do të dukej si zbehje e luftës kundër korrupsionit.

Beqaj tha se ai mbahet në kafaz edhe në kundërshtim me disa nga vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që e kanë cilësuar këtë praktikë si një mënyrë që bën të perceptohet se i akuzuari, edhe pse i parrezikshëm, shfaqet si një “kriminel i rrezikshëm”

Fjala e plotë e ish ministrit Beqaj në seancën e sotme, 7 prill 2026:

E nderuar zonja gjyqtare,

Kërkoj që të më mundësoni që mbrojtjen në këtë seancë ta bëj në sallë dhe jo në kafazin e sigurisë. Sipas rregullave të sigurisë në gjykata.

E bëj sot këtë kërkesë para jush, sepse sot jeni ju ajo që keni vendosur që unë duhet të rri në burg, në pritje të gjykimit. Them në pritje të gjykimit sepse akuza më është njoftuar para 13 muaj e 20 ditë (415 ditë).

Veprimet hetimore kanë nisur prej 37 muaj e 7 ditë (1132 ditë).

Procedimi penal është regjistruar prej 31 muaj e 1 ditë (941 ditë).

I burgosur jam prej 21 muaj e 3 ditë (638 ditë).

Mbajtja në kafazin e sigurisë më cënon mbrojtjen efektive. Kështu arsyeton GJEDNJ:

Në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e të pandehurve në një kafaz metalik përbën trajtim degradues në kuptim të nenit 3 të KEDNJ-se dhe dëmton rëndë prezumimin e pafajësisë në kuptim të nenit 6.

* Në çeshtjen Ashot Harutyunyan kundër Armenisë, Gjykata theksoi se një “kafaz hekuri” krijon menjëherë perceptimin se i akuzuari është një “kriminel i rrezikshëm”, sidomos në rastet kur nuk ekziston asnjë rrezik real për sigurinë publike, situatë kjo që i ngjan drejtpërdrejt rastit tim.

* Në çështjen Khodorkovskiy dhe Lebedev kundër Rusisë, GJEDNJ u shpreh edhe më prerë se mbajtja e te pandehurve në kafaz:

* dëmtoi komunikimin me mbrojtësit;

* kufizoi pjesëmarrjen reale dhe të ndërgjegjshme në proces;

* minoi të drejtën për një proces të drejtë.

Këto vendime tregojnë se kafazi i sigurisë nuk është thjesht një detaj i organizimit të sallës, por shkelje në vetvete e nenit 3 dhe nenit 6 të KEDNJ-së, kur nuk provohet domosdoshmëria dhe proporcionaliteti i tij.

Më kujtohet që kryeministri Fatos Nano nuk ka qenë në kafaz në gjykimin ndaj tij, por ka qenë në sallë.

Aktualisht, kryetari i bashkisë së Stambollit në gjykimin ndaj tij është në sallë dhe jo në kafaz.

Vendimi për rrëzimin e kërkesës sime për ndryshimin e masës as më befason dhe as më habit. Mesa duket, një politikan ish-ministër duhet të rrijë me patjetër në burg. Me të drejtë a pa të drejtë, në paraburgim apo në vuajtje dënimi, pak rëndësi ka. Zjarri i luftës antikorrupsion duhet mbajtur gjithnjë ndezur. KEDNJ, GJEDNJ, Kushtetuta, procedura penale janë aksesorë kozmetikë para luftes kundër korrupsionit.

I bëhet qejfi ndërkombëtarëve. I bëhet qejfi edhe opozitës që kërkon monitorim ndërkombëtar pasnesër në Gjykatën e Lartë, paçka se ngatërron me qëllim një masë shtrënguese “arrest në shtëpi” me lirim nga burgu.

Zjarri nuk mund të mbahet ndezur me degë, ashkla, shkarpa apo gjethe. Ky zjarr do kërcuj, do trungje.

Zyrtari i lartë më i fundit me liri të privuar prej 14 muajsh është Erion Veliaj.

Para tij është Ilir Meta (18 muaj me liri të privuar).

Më i hershëm jam unë (21 muaj me liri të privuar).

Secili i padënuar.

U kërkoj ndjesë të dyve që i përmend pa miratimin e tyre paraprak.

Meqë pas 10 shkurt 2025 nuk i është privuar liria asnjë zyrtari apo ish zyrtari të lartë, ndryshimi i masës së sigurimit ndaj meje do të dukej si zbehje e luftës kundër korrupsionit.

Meqë akuza pretendon se është fjala për të drejtë europiane,

Meqë organi i akuzës pretendon se unë kam cënuar rrugën e Shqipërisë në integrimin europian,

Meqë gjykatat janë shprehur për zbatim të tërthortë të legjislacionit europian,

Meqë jam sot para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion,

Si dhe për t’i bërë qejfin deri në fund ndërkombëtarëve,

Dua të sjell para të nderuarës gjykatë Direktivën europiane për Luftën kundër Korrupsionit.

Nuk kam mundur ta sjell më parë pasi është miratuar në datë 26 mars 2026 nga Parlamenti Europian, vetëm një ditë para seancës së mëparshme.

Meqë Struktura e Posaçme ndjen se i është ngarkuar misioni historik të luftojë korrupsionin që Shqipëria të anërarësohet në BE, po sjell para jush çfarë thotë dhe kërkon BE për vehte për korrupsionin dhe luftën kundër tij.

Direktiva fillon me:

“Korrupsioni mbetet një problem i rëndësishëm në nivel të Unionit, duke kërcënuar stabilitetin dhe sigurinë e shoqërive, duke përfshirë edhe mundësimin e krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rënda. Korrupsioni minon institucionet demokratike dhe vlerat universale mbi të cilat është themeluar Unioni, veçanërisht sundimin e ligjit, demokracinë, barazinë dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Ai rrezikon zhvillimin, prosperitetin dhe qëndrueshmërinë dhe përfshirjen e ekonomive tona. Luftimi i korrupsionit është thelbësor për forcimin e cilësisë së demokracisë dhe për realizimin e plotë të sundimit të ligjit. Për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin, kërkohet një qasje gjithëpërfshirëse dhe shumëdisiplinore. Qëllimi i kësaj Direktive është të trajtojë korrupsionin me anë të ligjit penal, duke lejuar një bashkëpunim më të mirë ndërkufitar midis autoriteteve kompetente”.

Ndërsa në nenet 3-11 identifikojnë sjelljet e ndaluara qe vendet anëtare të BE duhet të përfshijnë në ligjet penale respektive.

Neni 3 – Ryshfeti në sektorin publik (Bribery in public sector)

Neni 4 – Ryshfeti në sektorin privat (Bribery in privat sector)

Neni 5 – Përvetësimi i paligjshëm (Misappropriation)

Neni 6 – Trafikimi i ndikimit (Trading in Influence)

Neni 7 – Ushtrimi i paligjshëm i funksioneve publike (Unlaëfull exercise of public functions)

Neni 8 – Pengimi i drejtësisë (Obstruction of Justice)

Neni 9 – Pasurimi nga veprat penale të korrupsionit (Enrichment from corruption offences)

Neni 10 – Fshehja (Concealment)

Neni 11 – Nxitja, ndihma dhe inkurajimi, dhe tentativa (Inciting, aiding and abetting, and attempt)

Neni 7 është praktikisht “shpërdorimi i detyrës”. Përmbajtja e nenit është “Shtetet Anëtare marrin masat e nevojshme për të siguruar që, kur janë të qëllimshme, të paktën disa shkelje të rënda të ligjit në kryerjen ose moskryerjen e një veprimi nga një zyrtar publik në ushtrimin e funksioneve të atij zyrtari përbëjnë vepra penale. Shtetet Anëtare mund ta kufizojnë zbatimin e këtij Neni në kategori të caktuara të zyrtarëve publikë.”

Por nga përmbajtja norma penale është më e ngushtë se neni aktual 248 i KP shqiptar.

Europa thote “kur janë të qëllimshme”, ligjit penal shqiptar nuk i intereson me ose pa qellim, por vetem dashja.

Europa thotë “disa shkelje të rënda”, ligji penal shqiptar eshte dispozite blanket.

Me interes është edhe Neni 17 (Privilegjet në lidhje me hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale të korrupsionit dhe imuniteti nga ato) me përmbajtje: “Përveç nëse është në kundërshtim me kushtetutat, parimet dhe ligjet e tyre kushtetuese, Shtetet Anëtare duhet të marrin masat e nevojshme për të siguruar që “privilegjet në lidhje me” dhe “imuniteti nga” hetimi dhe ndjekja penale që gëzojnë zyrtarët kombëtarë për veprat penale të përmendura në këtë Direktivë të mund të hiqen.”.

Shqipëria nuk ka imunitet si për hetim ashtu edhe për ndjekje penale për askënd. Këtë qe kërkon BE Shqipëria e ka të miratuar dhe të provuar.

Ftoj, si organin e akuzës ashtu edhe gjykatën, të mbajnë në konsideratë përcaktimet e kësaj direktive në luftën kundër korrupsionit.

Po kthehem edhe një here te kërkesa fillestare.

E nderuar zonja gjyqtare,

Më mundësoni të mbrohem siç përcakton GJEDNJ.

Prezenca ime më sallë nuk i sjell asnjë rrezik askujt. Në Komisionin hetimor parlamentar kam qënë për rreth 16 orë jashtë një kafazi sigurie. Besoj se për 12 muaj në seancë paraprake kam qënë korrekt me gjykaten dhe të gjitha palët në proces. Mund te merrni edhe vlerësim për sjelljen time nga IEVP Durres dhe DPB.

Ju lutem më jepni një përgjigje që tani.

Faleminderit!

Next Post

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Kanë vendosur hekurat që të dukemi të arrestuar

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”! Trump paralajmëron për sulmin ndaj Iranit: Do të jetë një moment i rëndësishëm në historinë botërore

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved