Gjykata e Apelit Tiranë ka marrë vendimin për dy mjekët që kuruan në spitalin privat në Tiranë autorin e dyshuar të v.rasjes së dyfishtë në Laç.
Trupa gjyqësore e kryesuar nga Z. Ridvan Hado, ditën e sotme, ka pranuar ankimet e bëra nga Av. Arber Hoxha dhe Av. Dritan Metani, duke u dhënë lirinë mjekëve Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamaj. Masa e sigurimit “arrest në b.urg” u ndryshua në “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.
Burimet bëjnë me dije, që pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit, e cila do ti hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale.