Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarje e ndodhur në 30 maj të vitit 2020-të brenda një lokali në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.
Në lidhje me këtë krim të dyfishtë janë dërguar për gjykim katër të pandehur për akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, grup i strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Burime nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin thanë se nesër priten te jepen masa më të ulëta se ato që kërkoi prokuroria, duke dyshuar për ndikim te trupi gjykues.
Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit dhe që të gjithë natën e ngjarjes kanë qenë të armatosur dhe të veshur me jelekë antiplumb.
Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar burg përjetë për Eduart Lamajn dhe 35 vite burg për bashkëpunëtorin e tij Ilir Lika, të akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Kurbin të dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
Nga pamjet filmike të lokalit, del Eduart Lamaj me automatik dhe i veshur si polic, që qëllon në drejtim të tavolinës ku ndodhedhin Lika dhe Gjergji. Jashtë ambienteve të lokalit, pasi i kanë zbritur nga makina, janë mbajtur peng nën kërcënimin e armës dy djemtë e të ndjerit Paulin Gjergji. Dy djemtë e Gjergjit janë veçaur nga njëri tjetri dhe janë kërcënuar me jetë nëse bënin lëvizjen më të vogël do të eleminoheshin.
Ndërsa Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi vijojnë të jenë në kërkim nga policia, ata dyshohet se janë larguar jashtë vendit pas ngjarjes, por çuditërisht nuk janë shpallur ende në kërkim ndërkombëtar dhe procesi ndaj tyre është pezullar për 1 vit.
Lamaj më pas ka treguar edhe emrat e shokëve që kanë qenë bashkëpunëtorë në këtë krim të mirorganizuar, në momentin që u arrestua nga forcat e policisë në klinikën private “Ama Vita”, ku kishte shkuar të mjekohej, por nuk bëhet akoma e ditur se kush kanë qenë personat që e shoqëruan në klinikë.
Personat të cilët e kanë shoqëruar Eduart Lamaj në spitalin privat për kurim nuk janë pyetur asnjëherë nga organet hetuese dhe pse policia ka gjetur dy armë jashtë spitalit dhe shoqëresit kanë lëvizur menjëherë personat që kanë qenë duke ruajtur Lamaj gjatë kohës që po kryente ndërhyrjen mjekësore.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ngriti alarmin në televizionin “MCN”, se kjo çështje do të mbyllet nga një gjykatë lokale, e cila është nën presion të vazhdueshëm dhe nuk mund të jap një vendim real. Gazetari ngriti pikëpyetje, se pse çështja në fjalë nuk është transferuar në Gjykatën e Tiranës.
Normalisht ngjarja e rëndë e vrasjes së dy biznesmenëve ose duhet të gjykohej nga një trup e specializuar e Tiranës në Kurbin ose duhej të sillej per gjykim ne Tiranë, veprime që nuk janë bërë, duke ngjallur dyshime se diçka po gatuhet në prapaskenë dhe duke e lënë çeshtjen të gjykohet nga një gjykatë lokale, krijohet një precedent i rëndë që krijon dyshime se levat e ndërhyrjes janë luajtur dhe janë lyer mirë.
Duke qenë se bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal dhe një krim pa rrethana lehtësuese, drejtësia duhet të jap në mënyrë transparente vendimin e merituar të autorëve që kanë marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, pra burgim i përjetshëm dhe jo të hesht apo largqoftë të paguhet nga autorët e krimit për të mos bërë drejtësi.