Gjykata e Posaçme sapo ka marrë vendimin për nëntë personat e akuzuar për inceneratorin e Fierit. Bëhet me dije se është lënë në fuqi kërkesa e SPAK për 9 të akuzuarit. Caktohet masa e sigurisë arrest me burg për 7 nga të akuzuarit ndërsa arrest shtëpie u lanë 2 të tjerët.
Masat “Arrest me burg”
Lefter Koka, ministër i Mjedisit akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhëni e inceneratorit! drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”!
Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier! Akuzohet për shpërdorim detyre!
Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’
Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”
Arenc Myrtezani, ish-administrori i inceneratorit të Fierit! I akuzuar për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”,
Masat “Arrest Shtëpie”
Sabina Cenameri, e “Shpërdorimi i detyrës”, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit!
Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.