Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë padinë penale të familjes Haklaj, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e akuzonte për “Shpifje”. Vendimi është marë në muajin dhjetor 2019 nga gjyqtari Gerd Hoxha.
Muharrem Haklaj, Aishe Haklaj (Basha) dhe Zylfie Haklaj, kishin paditur në gjykatë Sali Berishën, për akuzën e shpifjes, por kjo padi tashmë është pushuar me argumentin se nuk ishte paraqitur në seancë gjyqësore, avokati mbrojtës i familjes Haklaj.