Apeli i GJKKO vendosi që ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri të dënohet me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite burg.
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur që pas shpalljet të vendimit, Tahirit i është lejuar të kryejë vetëm një telefonatë.
Sipas gazetares, nuk dihet se kë ka zgjedhur të telefonojë, por ka vazhduar të qendrojë pranë avokatit, Maks Haxhia.
“Tahirit i është lejuar të bëjë vetëm një telefonat pasi është dhënë vendimi. Por nuk është ende e qartë se kë ka zgjedhur të telefonojë. Ai ka vazhduar të qendrojë pranë avokatit të tij”, tha Lala.