Qindra qytetare, qe kane protestuar, po vuajne padrejtesisht pasojat ne qindra e qindra procese gjyqesore politike te montuara dhe ne sherbim vetem te rilindjes dhe abuzimeve te saj me te drejtat e qytetareve dhe lirite e tyre.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ne Kodin Penal ndalimin per zhvillimin e protestave pa lejen e policisë. Per kete vendim, Rilindja as flet dhe as shprehet sepse i intereson te mbaje qytetaret nen kercenim, ti mbaje me procese te hapura me qellimin e vetem per te dekurajuar protestat e qytetareve kur atyre ju dhunohen te drejtat e ju rrembehet prona dhe liria nga rilindja.
Sipas Vendimit te Gjykates Kushtetutese eshte i detyrueshem reflektimi ne Kodin Penal ne nenin 262, paragrafi i pare dhe shfuqizimi i shprehjes ” pa marre me pare lejen nga organi kompeten sipas dispozitave te vecanta..”
Ka me mijera akuza per “proteste ta paligjshme “, por qe nga kjo veper penale burojne dhe vepra te tjera penale si per shembull bllokim rruge, mos bindje te urdherit te punonjesit te policise, prishje e rendit dhe qetesise publike, te cilat kur dekriminalizohet vepra penale kryesore automatikisht shfuqizohen edhe veprat e tjera penale derivate, te cilat keto vite kane qene instrumenta te perdorimit politik, ne protestat e ndryshme te vendit duke filluar qe nga banoret e Unazes se RE, protestat e opozites, protestat per mbrojtjen e Burimeve Natyrore, protesta e Teatrit apo edhe protesta te tjera.
Ka me mijera akuza te tilla politike, vetem ne Unazen e Re ka mbi 700 procedime akuza per proteste te paligjshme dhe vepra te tjera pasuese!
Urgjent sipas Vendimit te Gjykates Kushtetutese te behet reflektimin ne Kodin Penal ne nenin 262, paragrafi i pare, shfuqizimin e shprehjes ” pa marre me pare lejen nga organi kompeten sipas dispozitave te vecanta..”
Ja Vendimi i Gjykates Kushtetuese i dates 4 maj 2021:
V E N D O S I:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.
3. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Marrë më 04.05.2021
Shpallur më 02.06.2021