Sot pritej që Prokuroria e Krimeve të Rënda të deklaronte përfundimet e nxjerra nga dosja hetimore e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili dyshohet se ka ndihmuar grupin Habilaj në trafikimin e lëndëve narkotike dhe ti paraqiste ato në gjykatë.
Por, po sot mediat raportojnë se hetimet për ish-ministrin do të zgjaten me tre muaj të tjerë, për arsye se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për ta çuar çeshtjen për gjykim .
Ndaj kur sot pritej që dosja të merrte rrugë Prokuroria i ka kërkuar gjykatës zgjatjen edhe për tre muaj për afatin e hetimit të çeshtjes, kërkesë e cila është miratuar nga gjykata.
Mësohet se vendimi për shtyerje është dhënë nga gjykata me kërkesën e 4 prokurorët të çështjes “Tahiri” dhe sipas tyre janë justifikuar “për shkak të pritjesë së përgjigjes së një letërporosie nga Bari.