Gjyqtarja e GJKKO-së Flora Hajredinaj ka urdhëruar SPAK-un të nisë hetimet ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, në lidhje me një çështje që lidhet me përfitimin e një investimi strategjik. rezulton të ketë lidhje familjare me figura të njohura të Partisë Demokratike, si dhe është përfshirë në diskutime gjatë procesit të vettingut për shkak të deklarimeve të pasurisë.
Mësohet se gjyqtarja është kunata e Xhemal Gjunkshit, kandidat i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, ndërsa bashkëshorti i saj, Kujtim Hajredinaj, ka qenë ndër vite i angazhuar si numërues për të njëjtën forcë politike.
Gjatë procesit të vettingut, në të cilin vlerësohen integriteti, performanca dhe pasuria e gjyqtarëve, Hajredinaj ka deklaruar një shumë prej 67 mijë eurosh si dhuratë nga të afërmit, përfshirë 40 mijë euro të dhëna nga vjehrri i saj, të cilat janë justifikuar si kursime nga pensioni. Fillimisht, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e konsideroi të pajustifikuar një shumë prej 50 mijë eurosh, por çështja u mbyll pa pasoja për karrierën e saj.
Gjithashtu, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka paraqitur një vlerësim negativ në dosjen e saj, ku përmendet bashkëshorti i gjyqtares si ndërmjetës në disa vendimmarrje. Kujtim Hajredinaj aktualisht punon pranë Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe në raportin e DSIK-së përmendet si një nga personat që dyshohet se ka pasur ndikim në kthimin e disa pasurive që më vonë janë dhënë me qira familjarëve të personave të lidhur me çështje të profilit të lartë.
Në formularin e vetëdeklarimit bie në sy edhe një ndryshim në datën e lindjes së gjyqtares, ku fillimisht ishte regjistruar si 1.11.1969 dhe më pas 1.11.1972. Gjyqtarja e ka justifikuar këtë si një gabim administrativ nga zyra e gjendjes civile.
Sot SPAk ankimoi vedndimin e militantes së plepave
Pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, organi i akuzës ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.
Prokuroria e Posaçme thotë se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga shtetasi Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.
Organi i akuzës ndër të tjera sqaron se asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiksuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë subjekti i posaçëm Olta Xhaçka.
Në ankimin që SPAK ka depozituar në shkallën e dytë të gjyqësorit, thotë se çështja e hetuar më herët nga prokuroria ka kaluar në filtrin e Gjykatës së Posaçme gjatë gjykimit të çështjes penale nr 189/2023 në seancë paraprake.
Madje, shton prokurori Ols Dado, Gjykata e Posaçme ka ushtruar kontroll juridiksional, duke vendosur kalimin e dosjes ndaj Jorgo Goro për gjykim, duke pranuar kërkesën e prokurorisë, pasi ka çmuar se provat ishin të mjaftueshme për mbështetjen e akuzës.
Sipas Dados, Gjykata nuk ka gjetur asnjë shkak, veçanërisht nga ato që ankuesi shtetasi Fredi Beleri parashtron, për të konkluduar se hetimet paraprake nuk ishin të plota, duke urdhëruar për pasojë plotësimin e tyre.
Në vendimin e arsyetuar të prokurorisë për mosfillim të hetimeve, sqarohet se procedimit penal ndaj Jorgo Goros nuk i ka munguar kontrolli giyqësor, qoftë gjatë hetimit paraprak apo edhe gjatë gjykimit në seancë paraprake.
Prokuroria e Posaçme shprehet se vendimi i GJKKO është i pambështetur në ligj dhe në prova i cënueshëm dhe si i tillë duhet të ndryshohet në tërësinë e tij.
Në 28 shkurt, GJKKO me kunaten e XhemalGjunkshit urdhëroi SPAK të hetojë Artan Gaçin për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave”, “pastrim parash” kryer në bashkëpunim dhe Xhaçkën për “shpërdorim detyre”.
Vendimi i gjykatës erdhi pas ankimit të bërë nga ish kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri, i cili kërkoi të hetohej edhe Xhaçka dhe bashkëshorti i saj lidhur me kallëzimin që ai më herët ka depozutuar për Jorgo Goron, i cili mbahet në burg që prej marsit të vitit 2023.
Seanca në Apel do mbahej këtë të premte, 25 prill, por u shty për shkak të mungesës së një avokateje që njoftoi se nuk mund të ishte e pranishme. Ankimi i SPAK do shqyrtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi një tjetër figurë llumi në drejtësi e lidhur me familjen Berisha, që dërgoi në arrest shtëpie burrin e Argitës, mikeshës së saj Jamarbër Malltezi, e cila ose do pranojë kërkesën e prokurorit Dado, ose do lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për nisjen e hetimeve.