• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gjyqtari i Apelit të GJKKO-së rreshtohet krah vëllait të “mërziturit” Aulon Kalaja që e mundi prokurori Ndoj! Sulmon Kuvendin për ndryshimet në Kodin Penal, presion Presidentit që të mos i dekretojë!

February 15, 2026
in Aktualitet, Debat

Një gjyqtar i Apelit të GJKKO-së, Florjan Kalaja, ka habitur jo pak me një shkrim të gjatë të publikuar në media, ku kritikon hapur ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara më 28 janar në Kuvend me 85 vota pro. Gjyqtari Kalaja, vëllai i anëtarit të Këshillit kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja jo vetëm që është rreshtuar hapur kundër ndryshimeve ligjore që kanë marrë dritën jeshile nga një tjetër pushtet, ai legjislativ, por nuk mjaftohet vetëm me ‘analizën juridike’. Ai shkon edhe më tej. Një gjyqtar i cili në fakt, duhet vetëm të zbatojë ligjet, shkon deri në pikën sa i ushtron presion kreu të shtetit, Bajram Begaj që të kthejë ligjin për rishqyrtim, vetëm për faktin se ai nuk bie dakord me një prej ndryshimeve që është parashikuar në Kodin Penal, konkretisht në nenin 234/a “organizata terroriste”.

“Ky grup pune i tjetërfartë, me miratimin e ministrit të Drejtësisë, më tej me miratimin e Këshillit të Ministrave, më tej me miratimin nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, e më tej me miratimin e 85 deputetëve në seancë plenare në Kuvend, përmes dakordësisë stafetë dhe të pavënë në diskutim në asnjë prej hallkave institucionale nëpër të cilat ka kaluar projektligji deri në votim, ka konkluduar që paragrafi i dytë i nenit 234/a të Kodit Penal të ndryshohet si vijon:

“Pjesëmarrja në një organizatë terroriste ose në aktivitetet kriminale të një organizate terroriste, duke përfshirë sigurimin e informacionit ose burimeve materiale, falsifikimin apo përdorimin e dokumenteve të falsifikuara ose duke financuar aktivitetet e saj në çfarëdo mënyre, duke ditur se një pjesëmarrje e tillë do të kontribuojë në veprimtarinë kriminale të organizatës terroriste, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.”

Kjo do të thotë se tashmë pritet që, nga momenti i hyrjes në fuqi të nenit 36 të këtij ligji, ushtarët e organizatës terroriste do të gradohen në përgjegjësi penale njëlloj sikurse gjeneralët. Në këtë mënyrë Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi kanë dakordësuar, pa shpjeguar konkretisht se pse, që, jo vetëm gjeneralët e organizatës terroriste të dënohet nga 15 deri në 35 vjet burgim, por edhe ushtarët e këtij formacioni të dënohen nga 15 deri në 35 vjet burgim. Sigurisht që një normë e tillë, e privuar nga zbatimi i parimit të proporcionalitetit, të barazisë para ligjit, tërësisht episodike dhe rastësore në mënyrën se si është formuluar, është e papajtueshme dhe e papranueshme, jo vetëm me standardet e së drejtës së Bashkimit Europian, por edhe me logjikën mesatare njerëzore jojuriste”, shkruan ai në artikull.

Më tej, ai sulmon pa kursim edhe juristët e grupit të punës në Ministrinë e Drejtësisë që kanë hartuar ndryshimet në Kodin Penal dhe të gjithë hallkat më tej, duke nisur nga Këshilli i Ministrave, deputetët, deri të Presidenti i cili duhet të dekretojë ndryshimet që të futen në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

“Tashmë çudia e dyfishtë e radhës e së drejtës penale në Shqipëri, konkretisht neni 36 i ligjit ndryshues të Kodit Penal në vitin 2026, është dy institucione larg. Fillimisht pritet dekretimi i ligjit nga Presidenti i Republikës, i cili, sipas Kushtetutës, edhe mund të vendosë kthimin e ligjit për shqyrtim në Kuvend, duke përcaktuar në arsyetimin respektiv presidencial edhe arsyet kushtetuese apo të së drejtës ndërkombëtare se pse ai duhet të rishqyrtohet. Më tej hapi i fundit kushtetues mbetet epilogu i botimit në Fletore Zyrtare dhe numërimi mbrapsht i 15 ditëve nga botimi për të individualizuar ditën se kur ligji hyn në fuqi.

Kulmi i qëndrimit të tij arrin në një tjetër pasazh, ku gjyqtari Kalaja ushtron presion edhe ndaj Qendrës së Botimeve Zyrtare, duke dalë edhe përtej gjuhës institucionale dhe duke e quajtur “tellall”. Institucion për të cilin thotë se nuk ka asnjë “shpresë” që të bëjë diçka për të parandaluar shndërrimin në ligj, ndërsa më tej kthehet sërish presionit ndaj Presidentit duke i thënë se ai është hallka që i “i mbetet të dekretojë veton presidenciale refuzuese”.

“E ndërkohë që askush nuk ka asnjë arsye kushtetuese apo ligjore që të presë nga tellalli, konkretisht nga Qendra e Botimeve Zyrtare, që të bëjë diçka për të parandaluar shndërrimin në ligj të kësaj norme, që përpiqet të barazojë ligjërisht diçka që nuk mund të barazohet sipas Kushtetutës dhe mbivendos e konfuzon gradat kriminale ndërmjet paragrafëve, gjithkush, me arsye mesatare qytetare dhe fillestare juridike, pret që Presidenti i Republikës ta kthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend. Presidentit të Republikës i mbetet të dekretojë veton presidenciale refuzuese, përmes së cilës Ministrit të Drejtësisë, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit t’i arsyetojë se ushtarët nuk mund të gradohen me përgjegjësinë penale të gjeneralëve dhe se gjeneralët nuk mund të trajtohet si ushtarë”, shkruan gjyqtari Kalaja.

Pyetja që ngrihet është kjo: Një gjyqtar i një prej institucioneve më të besuara në Shqipëri, si Apeli i GJKKO-së, a po bëhet nismëtar i një force politike, duke u rreshtuar krah të vëllait të tij opozitar dhe duke i ushtruar hapur presion kreut të shtetit që të mos dekretojnë një ligj për të cilin ai nuk është dakord? Po Ministria e Drejtësisë a do të reagojë dhe ta çojë gjyqtarin në fjalë për hetim disiplinor në ILD?

Next Post

DOKUMENTI SEKRET i ‘97/ Kur Berisha bënte gati luftën civile në Shqipëri, mobilizoi rezervistët në veri për të mbrojtur pushtetin e tij: Të armatosen e të nisen urgjent për Tiranë

Ftesa e Donald Trump për kryeministrin Rama "trazon" Greqinë, mediat: Shkon në Uashington për Bordin e Paqes

Italia do të jetë në takimin e Bordit të Paqes në Uashington! Meloni: Europa dhe SHBA duhet të ecin bashkë! Nuk ndaj kritikat e kancelarit gjerman ndaj Donald Trump-it

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved