Procesi i vettingut deri më tani ka “prerë” tre koka të njerëzve të drejtësisë.
Fatos Lulo, nga Gjykata Kushtetuese, Besim Trezhnjeva nga Gjykata e Apelit në Durrës dhe Besa Nikëhasani nga Prokuroria e shkallës së parë Shkodër, janë tre të parët që ngecën në procesin e Vettingut, pasi nuk justifikuan dot pasurinë.
Ajo çfarë është e çuditshme është se vetë njerëzit e ligjit, të cilit pretendohet se deri më tani kanë dhënë drejtësi, shprehen para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se nuk kanë qenë të qartë, për mënyrën se si bëhet deklarimi i pasurisë. Në këtë pikë, dy janë këndvështrimet të cilat ngrihen, ose nuk kanë njohur ligjet deri më sot, ose po tentojnë të fshehin korrupsionin që kanë kryer nën veshjen e prokurorit apo gjyqtarit.
Një tjetër aspekt që të bie në sy, tek një numër jo i vogël i gjyqtarëve dhe prokurorëve është pasuria e patundshme që ata disponojnë.
Me një përllogaritje të tjeshtë me pagën që ata kanë, një pasuri e tillë është e paarritshme.
CNA.al po sjell deklarimin e pasurisë së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi, duke iu referuar të dhënave të Open Spending Albania por edhe të dhënave të fundit të marrë pranë ILDKPKI-së.
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, posedon një karburant në Vlorë, ku është bashkëpronar në ½ pjesë me bashkëshorten, por që llogaria është në emrin e tij. Ai ka deklaruar se e ka blerë këtë pronë në vitin 2013.
Nuk janë të pakta raste kur nga gjyqtarë e prokurorë dëgjojmë se bashkëshortë(e), motra, vëllezër, kunetër, apo vjehërri iu kanë bërë dhurata miliona lekë.
Nuk e dimë, nëse të njëjtën metodë ka ndjekur edhe gjyqtari Selimi, por do të jetë Komisioni i Pavaruar i Kaulifikimit ai që do të vendosë për të.
Sipas të dhënave të marra nga Open Spending Albania, vlera e pasurisë të paluatjshme në vitin 2015 llogaritet në shumën 40 623 250 lekë.
Ndërsa në vitin 2016 ai ka deklaruar 51 mijë euro si fitime të marra nga ky biznes.
Kujtojmë se Shkëlzen Selimi është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Lartë me datë 16.06.2011.
Ai është një nga 4 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që iu është refuzuar viza amerikane.
Gjithashtu ka qenë anëtar i vendimeve me bujë mediatike, siç është rrëzimi i dënimit me burgim të përjetshëm për Lulzim Berisha, po ashtu ka qenë në trupat që ngjarjes së Gërdecit, 21 janarit dhe çështjen e ish-guvernatorin z. Adrian Fullani.
Viti 2012
Paga bruto si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1 680 672 lekë.
Interesa bankare të parapaguara në vlerën 300 euro për një depozitë bankare në bankë të nivelit të dytë.
Qira apartamenti e garazhi në vlerën 5 280 euro, pjesë e regjimit martesor.
Bashkëshortja zonja Rilinda Selimi paga bruto si Gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë 153 111 lekë.
Detyrime shlyer nga të tretë në vlerën 8 000 euro për shitjen e një automjeti tip Mercedes Benz, pjesë e regjimit martesor.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 498 euro për një kredi shtëpie me principal 20 000 euro, interes 5% dhe afat shlyerje 5 vjet.
Detyrime të paguara në vlerën -4 541 euro për një kredi shtëpie me principal 20 000 euro, interes 5% dhe afat shlyerje 5 vjet.
Viti 2013
Paga bruto si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1 685 436 lekë.
Qira apartamenti në vlerën 2 200 euro, pjesë e regjimit martesor.
Qira të ambientit pikë shitje karburanti në vlerën 741 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Rilinda Selimi paga bruto si Gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë 715 485 lekë.
Bashkëshortja zonja Rilinda Selimi paga bruto si Gjyqtare e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë 181 872 lekë.
Detyrime shlyer nga të tretë në vlerën 79 060 euro për shitjen e një apartamenti dhe garazhi, pjesë e regjimit martesor.
Detyrime të papaguara në vlerën 5 940 000 lekë për një kredi për blerjen e ambientit pikë shitje karburanti marrë më 03.10.2013 me principal 6 600 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -1 892 euro për një kredi shtëpie me principal 20 000 euro, interes 5% dhe afat shlyerje 5 vjet.
Detyrime të paguara në vlerën -459 175 lekë për një kredi për blerjen e ambientit pikë shitje karburanti marrë më 03.10.2013 me principal 6 600 000 lekë.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, 1 598 860 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 109 800 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një pikë-shitjeje karburanti në Vlorë, për periudhën 01.01.201014-30.09.2014, ku është bashkëpronar me bashkëshorten, 50 % secili, 995 663 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një pikë-shitjeje karburanti në Vlorë, për periudhën 01.10.2014-31.12.2014, ku është bashkëpronar me bashkëshorten, 50 % secili, 13 500 euro.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrativ, Tiranë, 1 226 431 lekë.
Shlyerja e detyrimeve nga një person i tretë, 5 140 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 000 euro, pjesa takuese 50 %.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 412 euro, pjesa takuese 50 %.
Kredi bankare, mbyllur, detyrimi financiar i shlyer 5 940 000 lekë.
Viti 2015
Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) Lekë.
të ardhura të fituara nga paga si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës 40 844 lekë.
Të ardhura nga qiradhënia e pronë e bashkëshortëve pikë karburanti në Vlorë periudha janar maj 21 250 (njëzet e një mijë e dyqind e pesëdhjetë euro).
të ardhura nga qiraja e karburantit qershor dhjetor 2015 vlera 29 750 (njëzet e nëntë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) euro.
Bashkëshortja zonja Rilinda Selimi të ardhura të fituara nga paga si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrativ 1 218 864 (një milion e dyqind e tetëmbëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.
Depozitë me afat 39 097 euro vënë nga qiradhënia.
kursime të vëna nga pagat e bashkëshortëve 815 608 lekë.
depozitë po nga të ardhurat e qira pika e karburantit 8 510 euro.
depozituar për të marrë kartë krediti 3 900 euro.
Viti 2016
Kursime nga paga e tij dhe e bashkëshortes më shumën 477.758.93 lekë
Kursime nga të ardhurat e qirasë së pikës së karburantit në Vlorë si bashkëpronar me bashkëshorten (llogari e depozituar në emrin e tij) në vlerën 51.000 euro.
Llogari bankare ne emër të djalit L.S e çelur nga Bashkia Tiranë, stimul si nxënës i dalluar në vlerën 27.000 lekë.
Llogari bankare në emër të vajzës, çelur nga Bashkia Tiranë, stimul, si nxënëse e dalluar në shumën 27.000 lekë.
Të ardhura të fituar nga paga si gjyqtarë për periudhën 01.01.2016-31.12.2016 në Gjykatën e Lartë, në vlerën 1.566.459 lekë.
Të ardhura neto të fituara si gjyqtare nga ana e bashkëshortes për periudhën 01.01.2016-31.12.2016, në Gjykatën e Apelit Administrativ Tiranë në vlerën 1.219.060 lekë.