Çifti i aferave Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi gjejnë gruan e Gerd Hoxhës si gjyqtare të besuar në Apel për të kontrolluar ambientet Duty Free në Rinas, njihuni me grupin KÇK që po minon investimet amerikane në Shqipëri. Roli në skandalin e zi i Elton Haxhit, Avni Sejdit dhe Mimoza Kajo Brahimit
PROMOTED CONTENTMgid
Çifti i aferave dhe pastrimit të parave Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi, për të cilët ka një dosje të zezë korrupsioni të pagjykuar, është bashkuar me çiftin KÇK, Gerd Hoxha dhe Elbana Lluri, për t’i rrëmbyer kompanisë amerikane International Cruise Duty Free (ICDF) dyqanet pa taksa në Aeroportin e Rinasit.
-Lexo edhe:
Rama i arkëton “Gjikurisë” 6 mln euro, i jep koncesion 70 mln euro. Nënkontraktor i Gjokës e Fushës
KLSH/ Loja e kastës qeveritare, me Kasat Fiskale në 5 vite; Arben Ahmetaj e Anila Denaj, kanë “certifikuar” 10 abuzime
Gjin Gjoni dhe Gerd Hoxha kanë qenë pjesë e ish-çetës së Ilir Metës, Bujar Nishanit dhe Berishës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Këshill që është shpartalluar nga Vetingu.
Edhe gratë e tyre, Elona Çaushi dhe Elbana Lluri i ka bashkuar lufta për të mbajtur ambientet Duty Free në Rinas nën kontrollin e kompanisë Albania Duty Free Distribution me pronare Elona Çaushi, gruan e Gjin Gjonit.
Prej 10 vitesh kjo katërshe nuk lë asnjë investitor të huaj të investojë në biznesin Duty Free, duke e kthyer këtë fushë në monopol të tyre.
Katërshja përzunë para 10 vitesh gjermanët nga Rinasi, ndërsa tani po përzënë edhe amerikanët, me anë të vendimeve skandaloze të gjykatave dhe gjyqtarëve KÇK.
Në vitin 2010, gruaja e gjyqtarit Gerd Hoxha, Elbana Lluri, e cila tashmë është ndarë me letra nga Hoxha, ndihmoi me një vendim gruan e Gjin Gjonit, duke përzënë nga Rinasi kompaninë gjermane ‘Gebr. Heinemann KG’, e cila kishte 70 % të aksioneve në kompaninë e Elona Çaushi. Jo vetëm që i përzuri duke u marrë dyqanet, por Elbana Lluri urdhëroi gjermanët që t’i paguanin gruas së Gjin Gjonit 345 mijë euro.
Katër vite më vonë, Gjin Gjoni, Gerd Hoxha, Bujar Nishani dhe grupi KÇK në KLD, vendosën të shpërblenin Elbana Llurin duke e emëruar në Gjykatën e Apelit. Gjashtë vite më vonë, Elbana Lluri është përzgjedhur sërish për t’i ndihmuar sërish Elona Çaushit dhe Gjin Gjonit. Ajo do të shqyrtojë konfliktin midis çiftit Gjoni-Çaushi dhe kompanisë amerikane International Cruise Duty Free (ICDF).
Kompania amerikane ka fituar tenderin si dhe ka lidhur kontratën për menaxhimin e dyqaneve që në korrik të vitit 2019, por Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi po i mbajnë dhe shfrytëzojnë dyqanet, duke përdorur fillimisht zëvendësministrin e Financave, Elton Haxhin, të cilin e shëtit Gjin Gjoni me paratë që ka bërë me çekiçin e korrupsionit në drejtësi.
Elton Haxhi ia dha licencën gruas së Gjin Gjonit brenda 24 orëve, në mënyrë të paligjshme dhe korruptive. Licenca u anulua më pas nga ministrja Denaj, por për Elton Haxhin nuk është marrë asnjë masë nga Babloku Edi Rama dhe as nuk ka nisur hetim nga prokuroria, për pasojat e rënda që do t’i sjellë buxhetit të shtetit me atë vendim korruptiv.
Më pas, Gjin Gjoni gjeti edhe dy gjyqtarë KÇK, Mimoza Kajo Brahimin dhe Avni Sejdin, për të mos lejuar kompaninë amerikane që të zbatojë kontratën, thua se Aeroporti i Rinasit është pronë e private e Elona Çaushit dhe e Gjin Gjonit.
Tani në skenë ka dalë Elbana Lluri. Ajo do të vendosë së kush duhet t’i menaxhojë dyqanet, Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi që kanë humbur tenderin dhe u ka mbaruar kontrata me TIA, apo kompania amerikane që ka fituar tenderin dhe ka lidhur kontratën.
Megjithatë, situata nuk është si para 10 vitesh. Tani në këtë betejë me ujqërit e drejtësisë shqiptare që nuk kanë dalë ende para Vetingut nuk janë gjermanët, por amerikanët. Drejtësia nuk është më një tualet i Sali Berishës dhe Ilir Metës, por gjyqtarët duhet të japin llogari para Vetingut pasurinë dhe vendimet kundër investitorëve të huaj.
Gjin Gjoni nuk është më nën mburojën e dyshes Berisha-Meta, por do të shkarkohet nga detyra në ditët në vijim si i korruptuar, ndërsa më pas duhet të japë llogari para SPAK-ut, bashkë me Elona Çaushin, për pastrimin e miliona eurove, mashtrimin me pasurinë, falsifikimin e kontratave etj./Pamfleti