Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu, tha se duhet vepruar në kohë për të shmangur një kolaps ekonomik pasi në bazë të një studimi të bërë, është vënë re se goditja që ka marrë turizmi nga pandemia e koronavirusit do të jetë e madhe.
“Në fakt ne u përfshimë menjëherë për të bërë një analizë për pasojat që do sjellë pandemia në rajon. Nuk dua të bëj përkthim të grafikëve. Ishte një studim ad hoc (i shtuar), për të kuptuar çfarë ka ndodhur nga marsi në prill. Në bazë të të dhënave, sot për sot, 1 nga 5 udhëtime janë anuluar. Janë 520 mijë të punësuar në sektorin e turizmit në rajon, 42% e agjencive turistike, thonë që kanë nisur shkurtimet e stafit. 10.2% e GDP-së në Ballkanin Perëndimor vjen nga turizmi. Greqia ka filluar të raportojë se ka gjysmë miliardi dëme nga turizmi. Në Itali vetëm Pashkët, vetëm Vatikani i boshatisur sa dëm ka sjellë në ekonomi. Te ne tani ka vende pune të shkurtuara, bare e restorante të boshatisura. Duhet që shtetet të marrin masa në mënyrë që të shmangin një rënie drastike të ekonomisë, pasi turizmi është padiskutim një nga motorët e ekonomisë në Ballkan, por edhe në vendin tonë”, tha Breu për Opinion.
Më të lexuarat