Vedat Muriqi merr përsëri rolin e heroit për Majorkën. Sulmuesi shqiptar i ka dhënë sot fitoren skuadrës së tij me golin e shënuar kundër Atletikos së Madridit. “Pirati” ka rrëmbyer zemrën e gjithë tifozëve të Majorkës dhe këtë e pohon edhe vetë trajneri.
Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Agirre ka thënë se nuk ka se si të mos e duash Muriqin, teksa shton se ai ka një zemër të madhe.
“Njerëzit e duan, por nuk ka se si të mos e duan atë të poshtrin. Aq i madh sa është, ai ka një zemër të madhe”, ka thënë Havier Agirre