Në mesditë Juventusi përmbysi 4-1 Empolin, ndërsa në 18:00 spikati barazimi 1-1 mes Milanit dhe Interit në derbi. Në mbrëmje Roma ndali 1-1 Napolin kryesues.
Serie A e futbollit vijoi këtë të diel (2 shkurt) me katër ndeshjet e radhës për raundin e 23-të. Në mesditë Juventusi përmbysi 4-1 Empolin, ndërsa në 18:00 spikati barazimi 1-1 mes Milanit dhe Interit në derbi. Në mbrëmje Roma ndali 1-1 Napolin kryesues.
Milani nuk ia ka dalë të mposhtë Interin për derbin e tretë radhazi. Këtë të diel në “San Siro” kuqezinjtë barazuan 1-1 kundër “kushërinjve” zikaltër në një ndeshje që Interin e pa të ngecte te shtylla tre herë. Ky ishte derbi numër 242 mes tyre.
Duhej një gol i Tijjani Reijnders në minutën e 45-të që pjesa e parë të mbyllej në epërsinë e kuqezinjve. Në fraksionin e dytë Interi pa përpara dhe goditi tre herë shtyllën, para se goli i barazimit të shënohej nga de Vrij në minutën e tretë shtesë. Spektakël në “San Siro” dhe shumë emocione në një ndeshje kornizë të elitës së futbollit në Itali. Simone Inzaghi në këtë përballje nuk i dha asnjë minutë Kristjan Asllanit.
Në “Allianz Stadium” Juventusi fitoi 4-1 me përmbysje kundër Empolit. Ishte një ish si De Sciglio në minutën e katërt që kaloi Empolin në epërsi, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat. Deçizive minuta e 59-të, me Ardian Ismajlin që la fushën i dëmtuar për Empolin.
Pas këtij momenti, në pesë minutat e radhës Juventusi shënoi dy gola me Kolo Muanin për të përmbysur ndeshjen. Në minutën e fundit ishte Vlahovic që me një supergol shënoi golin e tretë, ndërsa në shtesë Conceiçao gjeti edhe golin e katërt.
Në “Olimpico” Roma dhe Napoli barazuan 1-1, duke lënë hapur garën për titullin kampion në Serie A. Ishte një ish si Spinazzola që kaloi miqtë e Contes në epërsi në minutën e 29 me një gol të bukur, teksa vendasit nuk u dorëzuan. Kur u duk se gjithçka do fliste për napoletanët, kështu nuk mendoi Angelino që në shtesë bëri “engjëllin” për vendasit duke shënuar fluturimthi.
Në “Artemio Franchi” vendasit e Fiorentinës fituan 2-1 kundër Genoas. Sfida në Firenze u zhbllokua pas nëntë minutave lojë nga Kean, ndërsa brenda pjesës së parë Gudmundsson do dyfishonte. Paçka se De Uinter shkurtoi shifrat në minutën e 55-të, ishin vendasit ata që dolën me tri pikë dhe shohin vendin e pestë në renditjes, kjo edhe me një ndeshje për të zhvilluar (kundër Interit).
Serie A, raundi 23:
E diel, 02 shkurt 2025 Video:
12:30 Juventus 4-1 Empoli
15:00 Fiorentina 2-1 Genoa
18:00 Milan 1-1 Inter
20:45 Roma 1-1 Napoli