Europa League zhvilloi këtë të enjte katër ndeshjet e para çerekfinale. Përballja italiane shkoi për Romën, me djemtë e De Rossit që mposhtën 0-1 Milanin. Leverkusen dhe Benfica gjithashtu fituan, por në shtëpi. Befasinë e madhe e bëri Atalanta e Gjimshitit, që befasoi 0-3 Liverpoolin në “Anfield”. Tanimë kualifikimi për në fazën gjysmëfinale do vendoset më 18 prill kur luhen edhe ndeshjet e kthimit.
Në “San Siro” dueli mes italianëve foli për Romën, që u tregua më europiane me golin e Mancinit në minutën e 17-të të ndeshjes. Një krosim nga Dybala u shfrytëzua nga mbrojtësi që i dha një sukses të rëndësishëm të tijve në aktin e parë kundër Romës.
Në Gjermani, Leverkusen fitoi 2-0 kundër West Ham dhe paçka golave në fundin e ndeshjes me Hofmann dhe Boniface “Aspirinat” dominuan takimin me lojë dhe raste.
Befasinë e kësaj mbrëmjeje e bëri Atalanta duke fituar 0-3 kundër Liverpoolit dhe hedhur një hap të rëndësishëm për të kaluar më tej.
Europa League, faza çerekfinale – ndeshjet e para:
E enjte, 11 prill 2024 – 21:00
VIDEO/ Milan 0-1 Roma (Mancini 17′)
Bayer Leverkusen 2-0 West Ham (Hofmann 83′, Boniface 90+1′)
VIDEO/ Benfica 2-1 Marseille (Rafa Silva 16′, Di Maria 52′ / Aubameyang 67′)
VIDEO/ Liverpool 0-3 Atalanta (Scamacca 38′, 61′, Pasalic 83′)