Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, ka çmendur amerikanët, me një gol spektakolar në ndeshjen e fundit të Colorado Rapids. Shqiptari ekzekutoi një goditje dënimi në minutën e 26-t, duke habitur të pranishmit dhe kundërshtarin me një veprim dinak.
Goli i “bomberit” shqiptar çoi sfidën në 1-1, por në fund ekipi i Gashit nuk arriti të mbajë ekuilibrat duke humbur ndaj Colombus Crew. Gjithsesi, goli i shqiptarit po bën xhiron e rrjetit jo vetëm në Amerikë, por në pjesën më të madhe të mediave sportive.
Lojtari i Kombëtares tashmë ka dhënë një mesazh të qartë për trajnerin e Kombëtares, Christian Panucci, i cili nuk e grumbulloi në Ligën e Kombeve.