Erion Veliaj ka reaguar përmes një prononcimi për televizionin News 24, se sjellja e tij prej rrugaçi i përshtatej ambjentit ku ndodhej, një dhomë zhveshjesh përpara 40 burrave!
Duke u ndalur tek takimi ku doli dhe audiopërgjimi i publikuar nga FSHF, ku Veliaj shfaqej duke biseduar me kryetarët e shoqatave të Tiranës, kryebashkiaku u justifikua se i kërkon ndjesë atyre që janë ndjerë të ofenduar për fjalorin e tij, por shtoi se ashtu flitet në një veshtore plot me burra.
Pra Veliaj paska qenë i zhveshur para disa burrave, ndaj i është dashur të tregoj se ai ka b*le të përbëra nga hekuri, si duket prej komplekseve me burrërinë e tij. Një burrë është i tillë edhe pa treguar çfarë ka poshtë allateve. Mes burrave kjo kuptohet pa folur fare madje.
Edhe para disa burrave të zhveshur, asgjë nuk e justifikon veprimin e Veliaj, gjuhën e tij të ndyrë dhe tentativat për kapjen e presidencës së FSHF, të cilat duken se janë të largëta edhe sikur b*let që përmend kryetari t’i ketë prej titani.
“Asnjë njeri nuk është perfekt. E folura në një grup burrash kur je i zhveshur me tuta në dhomë zhveshjesh dhe kur je në fushë futbolli nuk është skandal i madh. Kush është ndjerë i ofenduar dhe s’ka idenë se si bëhet muhabet çunash kërkoj ndjesë. Të gjitha argumentet qëndrojnë. Ai është i vetmi ishull që nuk kontrollohet nga askush…”, tha ndër të tjera Veliaj.