Policia spanjolle ka arrestuar pesë persona, me kombësi shqiptare anëtarëve të një rrjeti kriminal që, në vetëm dy muaj, kanë kryer rreth 200 vjedhje në vila luksoze në Madridit.
Policia e ka sekuestruar bizhuteri të vjedhura dhe sende të tjera me vlerë që kalojë vlerën e një milion eurove.
Ku grup ka realizuar edhe vjedhjen e shtëpisë e një lojtari të Atletico Madrid.
Tre të arrestuar të burra dhe dy gra, të gjithë me kombësi shqiptare janë të moshave nga 21 deri në 47 vjeç, që kanë mbërritur në Spanjë në nëntor dhe u vendosën në dy apartamente në rrethet e Chamartin dhe San Blas me qëllim të inicimit të një fushatë të vjedhjeve gjatë gjashtë muajve.
Ata vidhnin edhe 5 ose 6 shtëpi në një natë të vetme, duke marrë nga atje bizhuteri, veshje dhe sende të tjera me vlerë.
Ata nuk mbanin armë dhe nuk përdornin dhunë nëse pikaseshin nga banorët. Ata qëndronin në shtëpi vetëm pesë minuta në qoftë se nuk binte alarmi ose e çaktivizonin atë.
Sipas hetuesve, kriminelët vepruan në një grup prej tre personash dhe një prej tyre ishte përgjegjës për mbikëqyrjen për të paralajmëruar në rast të shikimit të një automjeti të Gardës Civile. Hetimet kanë përcaktuar se në vetëm katër ditë kanë kryer 17 plaçkitje.