Nuk ka pasur shenja të dukshme të hyrjes me forcë në derën dhe dritaret e një apartamenti në katin e pestë të një ndërtese aty pranë Primaticcio, Giambellino, në jug-perëndim të Milanos.
Por sapo u zbulua, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, vjedhja ka shkaktuar alarm. Sepse në atë shtëpi, në një ndërtesë fare modeste pranë lagjes hebraike, jetojnë prindërit e Ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini.
Sakaq, mediat thone se nuk ka dyshime qe vjedhja ne kete banese te kete lidhje me postin qe mban djali i pronareve te kesaj shtepie, e ka qenë thjesht objektivi i radhës, pasi ne kete periudhe, kur njerezit ikin me pushime, shume shtepi jane bosh e hajdutet perfitojne nga rasti.
Megjithate hetimet kane nisur nga policia.