Një tjetër person është a.rrestuar lidhur me grabitjen e bujshme të Rinasit.
Dyshohet se personi i a.rrestuar, është një pjesëtar i stafit në zonën ku përpunohen mallrat dhe lekët e bankave.
Prokurorët e kësaj dosjeje prej katër ditësh janë duke marrë në pyetje pjesëtarë të stafit në aeroport dhe kompanisë së sigurisë në aeroport (ICTS).
Operacioni i nisur që nga pasditja e të premtes vijon edhe ditën e sotme. Nga ky hetim është zbuluar edhe përfshirja e personave të tjerë të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.
Kujtojmë se në grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 prill u morën prej 6 milion euro euro.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i v.rarë Admir Murataj i cili dyshohet se ishte edhe organizatori i kësaj grabitje.
Deri më tani policia ka vënë në p.ranga 6 persona të dyshuar si të përfshirë në grabitje, Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement dhe Eldi Çala.