Nga Alba Malltezi
Është një oqean i tërë në mes dy botësh shqiptare: Asaj që ka abuzuar me 1001 hile në këtë vend dhe asaj që është viktimë rastësore e hileve dhe dhunës së tyre të pandëshkuar. Rajmonda Nika dhe dy vajzat e saj janë në këtë hendek, në anën e atyre që presin Drejtësi. Nga ana tjetër është Sali Berisha dhe një grusht njerëzish që ai i mban ende peng, si mburoja kamikaze rreth fortesës së fundit të tij. Le të shohim se si do të shkojnë ngjarjet.
Dje, në vapën e gushtit dhe me paftyrësinë që të jep statusi se: “Nuk kemi asgjë për të humbur”, një përfaqësuese e këtij rrethi të ngushtë “kamikazësh”, stoike rreth liderit suprem të ngujuar në katin e tetë në pallatin ndërtuar prej oligarkut të preferuar, përsëriti përpara syve të përgjumur, të vaposur e indiferentë të shqiptarëve me pushime apo gati, se Gjykatat shqiptare kanë gabuar procedurat duke ridëgjuar bashkëshorten e Aleks Nikës, vrarë para kryeministrisë së Sali Berishës në 21 janarin famëkeq.
Në zhegun e vapës, një grua e Partisë Demokratike doli për t’i mbyllur gojën dhe për t’i hequr të drejtën e fjalës nënës së dy jetimëve, gruas së shqiptarit që u vra nga egoja e sëmurë e kujt e sheh pushtetin si pronën personale. Dje, sikur u riqëllua, u përjetua e njëjta taktikë e përdorur për të trembur me të njëjtët armë që detyruan të flasin mjekë, gazetarë, analistë, shërbëtorë menjëherë pas 4 vrasjeve, që rreth Berishës së 2011-s ishin pa hesap më të shumtë se gruaja që doli dje në zheg.
Eshtë paradoksale që një grua partiake kërkon të shënjestrojë, të intimidojë përmes proçedurave drejtësinë, kur proçedurat dhe sidomos Drejtësia, janë më të shkallmuarit, kërcënuarit e përbaltosurit nga ky klan fisnor. Por jemi mësuar edhe me këtë.
Çka ende nuk kemi parë asgjë, janë gratë shqiptare si Zamira Durda, Rajmonda Nika e të tjera e të tjerë që nuk janë kaq të njohur e në linjë të parë të drejtësisë që kërkojnë, të cilate të cilët nuk dorëzohen e me të afërmit e tyre të dashur, nuk bëjnë pazar