Në ditën e 7 shtatorit në mes të New York-ut u vra 23-vjeçari shqiptar, Grei Frashëri, i cili sipas mediave vendase është ekzekutuar për shkak të pazareve të prishura të drogës.
Në pranga ka përfunduar një 35 vjeçar i quajtur Anthony Valenti, i cili dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt 23 vjeçarit shqiptar të premten e 7 shtatorit.
Mediat shkruajnë se asnjë nga të shtënat e 35 vjeçarit nuk e goditi Frashërin, por ishte shoku i tij, ai që e qëlloi me thikë në pjesën e qafës duke i shkaktuar vdekjen.
35 vjeçari Valenti ka 10 arrestime të mëparshme, për drogë dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur.