• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Grekët” e Kombëtares, shtatë futbollistët që lindën në vendin fqinj dhe veshën fanellën e Shqipërisë! Spikat vlonjati Giacomo Poselli

March 22, 2026
in Sport

Raportet historike mes shqiptarëve dhe grekëve kanë qenë të trazuara në aspektin politik, por në anën sportive të dyja palët kanë dhënë dhe kanë marrë mes tyre. Nëse do lëmë pas peshëngritjen, ku ekipi grek na ‘rrëmbeu’ kampionë si Pirro Dhima apo Luan (Leonidha) Shabani, futbolli ka shfaqur një plan më të gjerë.

Për grumbullimin e fundit të kombëtares shqiptare, trajneri Sylvinho ka thirrur për herë të parë në ekip mbrojtësin e AEK-ut të Athinës, Stavro Pilo (mund ta hasim edhe Stavros Pilios). 25-vjeçari është lindur në Rodos nga prindër shqiptarë që emigruan herët për në vendin fqinj. Pilo bëhet kështu shqiptari i shtatë që ka lindur në Greqi dhe do mbajë veshur fanellën e Kombëtares.

Por kush janë të tjerët?

Historia fillon që pas Luftës së Dytë Botërore, me futbollin që luhej edhe pse Evropa sapo kishte dalë nga shkatërrimet më të mëdha që ishin parë ndonjëherë.

Giacomo Poselli (22/07/1921 – 30/08/2007 ‘ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare’), portieri me origjinë italiane dhe i lindur në Selanik u bashkua me Flamurtarin e Vlorës pasi në vitin 1932 familja e tij u vendos në Vlorë kur Giacomo ishte vetëm 11 vjeç.

Aq shumë përshtypje la 24-vjeçari (asokohe) sa u grumbullua nga kombëtarja shqiptare e futbollit duke luajtur shtatë herë në katërkëndësh. Ai debutoi më 13 tetor 1946 në fitoren 1-0 të Shqipërisë kundër Rumanisë me golin e Qamil Telitit. Giacomo Poselli është i huaji i vetëm që nuk ka pasur asnjë rrënjë shqiptare që ka veshur fanellën kuqezi dhe për më tepër kishte lindur në Selanik.

Thomas Strakosha, Mario Mitaj dhe Enea Mihaj janë të njohur pasi vijojnë të jenë pjesë e kuqezinjve, duke u bërë shqiptarët e radhës që kanë lindur në Greqi dhe kontribuojnë për ekipin e Shqipërisë.

Stivian Janku dhe Ardit Toli janë emrat që kanë bërë mirë në Superligën shqiptare dhe kanë marrë minuta me Kombëtaren, teksa edhe ata kanë lindur në Greqi. Janku ka bërë dy paraqitje me Shqipërinë (ka lindur në Janinë), ndërsa Toli (lindur në Pire) ka luajtur vetëm një herë.

Në historinë sportive mes vendeve ka edhe futbollistë shqiptarë të lindur në Greqi që kanë refuzuar Shqipërinë për fanellën greke, si Sotir Nini, Panajot Kone, Fiorin Durmishaj apo Andrea Ndoji.

Të lindur e formuar jashtë Shqipërisë dhe me mundësi për të përfaqësuar të dyja ekipet, zgjedhjet janë personale dhe historia sportive i ka parë të dyja krahët e medaljes, me tifozët që në fund janë ata që do e përdorin ose jo termin me konotacion negativ, ‘grekët’.

Christos Tzolis qe eshte e ardhmja e futbollit Grek nje futbollist shume premtues por qe ne fakt i ka prinderit lindur e rritur ne Dhrovjan, Shqiperi. Pavarsisht se pjese e minoritetit Grek edhe Tzolis po te donte mund te luante me Shqiperine por vendosi per kombetaren Greke.

Next Post

Publikoi listën me 26 futbollistë, Sylvinho kërkon golat në play-off: Na duhet të futemi në zonë, Muçin e shoh si sulmues! S'e di gjendjen e Brojës?

Dy risitë e Sylvinhos në Kombëtare: Njihuni me Stavro Pilon dhe Bujar Pllanën

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved