“Në Shqipëri kam ardhur për qejf. S’kam kryer asnjë krim”. Kështu është shprehur para hetuesve autori i dyshurar për vrasjen e Devi Kasmit, greku Efthimiu Efthimius.
Efthimiu ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe se ishte i shokuar nga arrestimi.
Ai nuk ka dhënë shpjegime nëse njihej me Devi Kasmin si dhe ka refuzuar të japë detaje rreth debatit që ka zhvilluar me të tri ditë përpara se Kasmi të ekzekutohej në rrugën “Petro Cani”.
Ky debat i grekut me Devi Kasmin është filmuar nga pamjet e kamerave të sigurisë së palestrës së këtij të fundit.
Nga hetimet rezulton se shtetasi grek ka hyrë në Shqipëri prej afro dy muajsh dhe është vendosur në një shtëpi me qira në zonën e “Unazës së re”.