Një ngjarje makabre me protagoniste një nënë shqiptare ka ndodhur në Greqi.
Nëna 19-vjeçare ka mbytur fëmijën e porsalindur me ndihmën e gjyshes 54-vjeçare. Pas zbulimit të ngjarjes të dyja janë arrestuar nga autoritetet.
Mësohet se vajza kishte pasur një marrëdhënie me një djalë, me të cilin ishte ndarë dhe nuk i kishte treguar për shtatzëninë.
Në ditën e lindjes, adoleshentja nuk ka shkuar në spital por ka lindur në shtëpi me ndihmën e të ëmës. Pak pas lindjes, djali i vogël u mbyt, u fut në një qese dhe u hodh në koshin e mbeturinave.
Në fakt gjithçka ka ndodhur në datën 26 shkurt, por rezultatet e analizës së ADN-së dolën një ditë më parë.