Ka shkuar në 16 numri i të vdekurve nga fundosja e djeshme e një varke me emigrantë në detin Egje, pak orë pas mbytjes së parë të anijes që shkaktoi 11 të vdekur.
Kjo është bërë e ditur nga roja bregdetare greke. Ky është incidenti i tretë i tillë që nga e mërkura .
Autoritetet gjetën 16 trupa, duke përfshirë 12 burra, tre gra dhe një fëmijë, dhe arritën të shpëtonin 63 persona pasi varka e tyre me 80 emigrantë u mbyt pranë ishullit Paros.
Disa orë më parë, 11 trupa u gjetën pas fundosjes së një varke me njëqind emigrantë në bord, të bllokuar të enjten në një ishull në Greqinë jugore. Rreth 90 të mbijetuar, përfshirë 52 burra, 11 gra dhe 27 fëmijë, u shpëtuan dhe u evakuuan mëngjesin e djeshëm nga ky ishull që ndodhet në veri të ishullit grek të Antikythera.
153 persona të shpëtuar, 27 të vdekur. Është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura në detin Egje në Greqi. Varka e parë u përmbys dhe u fundos pranë ishullit Paros, tjetra ndodhej në brigjet e Antikythera.
Të paktën 16 emigrantë vdiqën në Paros, duke përfshirë tre gra dhe një fëmijë, tha roja bregdetare, duke deklaruar se ata kishin shpëtuar 63 persona. Pak orë më parë një tjetër aksident kishte ndodhur në brigjet e Antikythera: 90 persona u gjetën në plazhet e ishullit, duke përfshirë 27 fëmijë dhe 11 gra; por edhe në këtë rast janë gjetur 11 trupa.