Depozituesit e llogarive bankare në Greqi duke nisur nga data 4 qershor mund të tërheqin një total prej 5000 euro në muaj në banka apo bankomate, sipas një vendimi të Ministrisë së Financave të botuar në Gazetën Qeveritare. Më parë ata mund të tërhiqnin vetëm 2300 euro në muaj.
Lidhur me pronarët e bizneseve, transaksionet ndërkombëtare si pjesë të aktivitetit të biznesit do të rriten në 40 000 euro në ditë nga 20 000 euro që ishte më parë. Ministria e Financave synon të heqë të gjitha kontrollet e kapitalit me qëllim sigurimin e aktivitetit të biznesit dhe likuiditetit përpara daljes së Greqisë nga programi i shpëtimit në gusht.