Vetëm pak kohë më parë deputetja demokrate ishte në qendër të një skandali erotik, ku u publikuan shkëmbime mesazh me sfond seksual.
Por duket se Grida Duma i ka vënë gjoksin punës për të harruar këtë histori të errë. Fundja në Shqipëri çudia më e madhe tre ditë zgjat.
Duma ka denoncuar sot heqjen nga ana e qeverisë së pagës për mjekët që kërkojnë të vazhdojnë specializimin.
Përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Duma , thekson se qeveria i penalizon këta mjekë duke i pamundësuar jetesën dhe rritjen profesionale.
Sipas Dumës, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, që i është dërguar Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, ka vetëm një qëllim: të largojë përfundimisht mjekët më të mirë.
Reagimi
Mjekët që kërkojnë të specializohen ju hiqet pagesa gjatë vitit të parë të specializimit!
Ky është shqetësimi madhor për një grup mjekësh që janë ndër më të mirët por që qeveria i penalizon duke i pamundësuar jetesën dhe rritjen profesionale. Ky shqetësim u paraqit nga një grup mjekësh të rinj.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili konfirmohet në shkresën që i kanë dërguar Rektorit të Universitetit të `Mjekësisë, ka vetëm një qëllim: të largojë përfundimisht mjekët më të mirë. Më të mirët, sepse për tu kualifikuar në specializime raporti është një në dhjetra. Specializimi afatgjatë është punë me kohë të plotë dhe madje shpesh dhe me orë më të zgjatura. Kjo do të thotë që këta mjekë nuk kanë asnjë mundësi tjetër punësimi dhe të ardhurash. Po ashtu shkollimi në mjekësi është shkollimi më i gjatë dhe të përballosh kostot e këtij shkollimi kërkon shumë më tepër të ardhura se studimet e tjera.
Vendimi për ti hequr pagesën është pohimi që shëndetësia po shkatërrohet me qëllim, po penalizohen më të mirët. Ndërkohë që mbështetja financiare e specializantëve në këto kushte ku ndodhet vendi në nevojën per mjekë specialistë është emergjencë kombëtare. Pasojat e këtij vendimi janë humbja e më të mirëve sepse nuk e përballojnë dot vitin pa asnjë të ardhur ndërsa do punojnë me kohë të plotë në spitale, dhe nëse nuk e përballojnë dot largimi i tyre nga Shqipëria është opsioni i vetëm për të mos humbur edhe vitet e investuara më parë në mjekësi.
Ndërkohë që vetë qeveria ka pranuar dështimin, ka pranuar që ka mungesë të specialistëve në spitale dhe ka vende bosh për specialistë të cilët nuk i kemi dhe ky vendim e shkatërron më tej situatën në spitale. Mjekësia është fusha e parë ku asnjë qeveri nuk guxon të rrezikojë cilësinë dhe talentin e mjekëve në shkëmbim të shpenzimeve minimale. Është e papranueshme të penalizosh mjekët e rinj më të mirë. Arsyet se përse është marrë ky vendim janë të paditura por pasojat janë të ditura. Ministria duhet të kthejë pagesën në vitin e parë, si detyrim edhe kontraktual ndaj specializantëve.