Në festën e humbësve, bashkë me Monën në kampingun rinor të të rinjve të LRI-së së djalosharit 362 votësh Petrit Vasili, nuk ka munguar as e zgjedhura e Metës, si numri 2 i kandidatëve të LSI në Vlorë Grisejda Myslimi.
E përkëdhelura e Presidentit si modeli i bukurisë vlonjate, por që nuk arriti të bëhej deputete me gjithë lukuninë e horrave që Meta mblodhi në Vlorë për t’i bërë asaj vota, është shfaqur mjaft lozonjare dhe e kënaqur në Jalë, teksa noton e lodron mbi një patëllxhan. Kjo sipas fotove që vetë Grisejda ka postuar në profilet e saj.
Por ndërsa Grisejda e Metës lodron e përkëdhelet mbi patëllxhan, Mona rrudhi buzët kur e pa në Jalë e nuk hezitoi ta shfaq pakënaqësinë për oraninë aty të “kanakares” së Metës!/CNA.al