“Grupi o Zot o Zot” ç’na shohin sytë, si përfaqësues populli, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Edi Paloka kanë përfaqësuar opozitën, duke sulmuar raportimin e gjatë të kryetares së akuzës Arta Marku. Natyrisht, që dihet se çfarë do bënin, e si do silleshin, sepse ky është grup misionar, për të lehur fort, që t’i dëgjoi Saliu edhe Lulja.
Por, është vërtet për të vënë duarët në kokë, kur këta “puliti-kane “, deklarojnë se duan drejtësi të pavarur dhe qajnë dhe sulmojnë prokuroren, se pse ka shkarkuar prokurorët e varur nga ata, që më pas i ka shkarkuar dhe vetingu?!
Më i irrituar nga të gjithë ishte deputeti Muli , i cili e quajti Markun prokurore private të PS-së që erdhi për të lexuar hartim e partisë
Ja një sekuencë e vogël e debatit:
Flamur Noka: Nuk ka të drejtë për emërime. Zonja të mos vijë këtu për hartime, merreni tek partia prokuroren private, atje të lexojë hartime.
Duhet të raportojë pse e mbylli çështjen e Saimir Tahirit?
Pse nuk u apelua vendimi i Xibrakës, ka familjarë të kryeministrit të përfshirë? Pse dështoi hetimi për 613 kg kokainë në Durrës?
Ulsi Manja: Kjo ishte për procedurë?
Flamur Noka: Për çdo gjë ishte…: Kjo është zonja nuk e di, nuk di asgjë. Le t’i përgjigjet pyetjes
Ulsi Manja: S’jemi në livadh këtu
Edi Paloka: I bëra dy pyetje dhe me tha s’kam përgjigje
Ulsi Manja: Për procedurë të lutem/Ekskluzive.al