Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Alaudin Malaj, raportohet se është arrestuar pak minuta më parë, te Liqeni Artificial në kryeqytet.
Mësohet se ai është shoqëruar në Komisariatin nr. 2 për shkak të një konflikti me djalin për një automjet.
Gazeta “TemA” ka siguaruar pamjet nga momenti i shoqërimit të Malajt nga efektivë të policisë, te Liqeni Arificial, në një vend parkimi.
Malaj, ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit në korrik të këtij viti, duke iu shmangur procesit të vettingut.
Në vitin 2015, ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash, me një vlerë prej 1.7 milionë euro.
Ai është denoncuar disa herë nga persona të caktuar në qytetin e Vlorës, ndërsa ka kërkuar dhe mbrojtje për shkak të frikës se mund të eleminohej nga persona të lidhur me krimin e organizuar.
href=”https://www.cdnimpuls.com/video/5fe5f90034655.mp4″>https://www.cdnimpuls.com/video/5fe5f90034655.mp4