Incident në zgjedhjet e pjesshme vendore në qarkun e Durrësit.
Incidenti ka ndodhur mes përfaqësuesve të ‘Komisionit Rithemelimit’ dhe komisionerit të PD-së Fatri Mezini.
Mësohet se ata janë përplasur fizikisht me grushta.
Incidenti ka ndodhur në lagjen 8, ndërkohë që për momentin në këtë qendër është ndërprerë procesi i votimit.
Policia e Shtetit mbërriti për të marrë në pyetje personin që është goditur, komisionierin e PD.
Sherri mësohet se ka ndodhur jashtë ambienteve të QV-së.
“Vjen një makinë nuk e di me sa njerëz, kemi lajmëruar strukturat, policia po bën punën e saj. Besoj ata të Shtëpisë së Lirisë, nuk e di them unë”, tha një nga anëtarët e Qendres se Votimit.