Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo e ftuar në “Open” tha se shumë kolegë të saj mjekë brenda ambienteve të QSUT-së, kanë menduar që virusi është një mashtrim.
Ndër të tjera, mjekja tha se kur ka mjekë që mendojnë që virusi nuk ekziston, ky mendim në radhët e qytetarëve është deri diku i justifikuar.
“Lidhur me strategjinë unë duke qenë pjesë e kësaj strategjie nuk jam aspak kundra. Ne ishim 20 raste kur kemi bërë hapjen. 20 nuk është reale, sepse ka më shumë raste se aq. Ishte e pritshme shtimi i rasteve, harresa që njerëzit mendojnë se iku virusi. Unë jam këtu për të thënë që virusi është një realitet dhe është mes nesh. Ai është në ajër dhe prek atë që dëshiron të preki. Ka pasur shumë njerëz skeptikë që Covid-i nuk është i vërtetë. Unë e kam parë këtë edhe brenda QSUT-së. Një pjesë se kanë besuar, nëse se beson personeli mjekësor, ti mos e pretendo te popullata”, u shpreh Çomo.