Kryeministri Rama ka prituar ditën e sotme së bashku me anëtarët e qeverisë së tij komisionerin për zgjerim Johannes Hahn.
Takimi ja filluar dhe përfunduar me shi.
Ky fenomen natyror është përkthyer nga palët, si një sinjal i mirë për të ardhmen e Shqipërisë.
Komisioneri Hahn i quajtur pikat e shiut si lot lumturie.
“Po bie shi jashtë. Janë lot lumturie. Ju uroj një rrugëtim të suksesshëm”, u ka thënë Hahn, qeveritarëve.
“Fjalën bereqet në anglisht nuk e gjejmë dot, në shqip, shiu është bereqet. Fakti që shiu filloj sapo filluam këtë takim është një shenjë e mirë, ne i themi bereqet”, është përgjigjur Rama