Aktori, Enea Arapi i emisionit veror “Bukë me vete” është goditur me tytën e pistoletës në nofull, nga një person i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, pasi grupi kishte përfunduar xhirimet në një prej lokaleve të zonës. Lidhur me këtë ngjarje, në një lidhje telefonike në RTV Ora Roza Lati ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen. Prezantuesja Roza Lati ngre dyshime se situata e krijuar është e kamufluar.
Madje shkon edhe më tej duke pohuar se dyshon që personi që e goditi Enean është pjesë e stafit të restorantit, para së cilit ka ndodhur ngjarja, pasi edhe kamerat ishin shkulur.
Aty në atë moment unë kam qenë tek kampi përpara kur me telefonuan çunat dhe më thanë: “hajde Roza na qëlluan me pistoletë”. Në atë moment unë mendova se i kishin shtirë me pistoletë u panikosëm të gjithë dhe kur kthehemi shohim Enean me faqen e skuqur, i ishte lënë shenjë. Nuk është se kanë patur ndonjë diskutim. Vetëm pak fjali janë shkëmbyer midis zotërisë dhe Eneas. Kur ka ardhur policia, një zotëri qeros, i shëndetshëm më tha: “Unë jam civil. E di shumë mirë lokalin, nuk ka asgjë këtu nuk e njohim, nuk e dimë kush është zotëria.” Pastaj kur unë u largova për tek kamperi që kisha aktoren, në momentin që u kthehem i thash: “Sipas ligjit duhet të ketë kamera dhe duhet të jetë filmuar e gjithë situata”, sepse ne ishim para restorantit. Kamerat nuk ishin funksionale të restorantit, ishin të shkulura. Kjo është një tjetër çështje ligjore që i përket restorantit që duhet të ballafaqohen. Më shumë duket si një situatë kamufluese që ky zotëria me armë duhet të jetë dikush, një pjesëtar i stafit të restorantit duke marrë parasysh situatën dhe reagimin e stafit apo reagimin e policisë aty vërdallë”, tha ajo për RTV Ora.